Importi i mbetjeve, Shalsi: Të shpëtojmë biznesin e riciklimit nga falimenti

shalsiDeputeti propozues i heqjes së moratoriumit të importit të mbetjeve shpjegon se kjo nismë i vjen në ndihmë biznesit, i cili po falimenton. Shalsi tregon arsyet pse doli kundër vendimit të mazhorancës

Pavarësisht se qeveria e majtë vendimin e parë që mori sapo mori pushtetin, ishte ai për të shfuqizuar ligjin që lejonte importin e mbetjeve në Shqipëri, një grup deputetësh të kësaj shumice besojnë se ka ardhur koha që ndalimi i hyrjes së mbetjeve në Shqipëri të shfuqizohet. Për këtë qëllim, deputetët Eduard Shalsi, Ervin Bushati dhe Bujar Derveni kanë paraqitur zyrtarisht në Kuvend një projektligj që lejon importin e mbetjeve jo të rrezikshme dhe që janë të destinuara për riciklim. Në emër të këtij grupi nismëtar, kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi thekson se ky hap ndërmerret për t’i ardhur në ndihmë biznesit që merret me riciklimin e mbetjeve, i cili sipas tij është në prag falimentimi pasi për ta mbajtur gjallë nuk mjaftohen vetëm mbetjet që prodhohen në vend.

“Nuk mund të ketë një vend të zhvilluar, një vend të pastër pa një industri të riciklimit, të zhvilluar, të qëndrueshme. Disa vite më parë qeveria mori masën për moratoriumin e mbetjeve. Shpresonim që industria e riciklimit të përdorte lëndë vendëse. Lënda ishte e pamjaftueshme për t’i mbajtur këto industri në gjendje pune. Pas konsultimeve edhe me ambientalistë, vendosa që edhe me 2 kolegë të tjerë t’i propozojmë parlamentit heqjen nga lista e importit, materie prime sekondare në italisht, lëndë e parë dytësore në shqip”, -deklaroi Shalsi. Ai sqaroi se ky ndryshim qëndrimi e deputetëve të majtë erdhi edhe si pasojë e një kërkesë të vazhdueshme të bizneseve të cilët gjatë seancave dëgjimore në Komision kanë kërkuar liberalizimin e importit të mbetjeve. “Pavarësisht se i përkas mazhorancës, unë jam parlamentar dhe drejtoj një komision. Pavarësisht qëllimeve të përbashkëta, rolet janë të ndryshme. Gjatë dëgjimit me grupet e interesit, me ambientalistë kemi arritur disa konkluzione. Kjo nuk pengon parlamentarët të depozitojnë iniciativa sipas bindjeve. Shqipëria me ndarjen territoriale ofron mundësi për vendorët të ndarjes së mbetjeve”, – tha Shalsi. Gjithsesi për shkak se ky projektligj prek programin politik të qeverisë dhe ka një faturë të caktuar në mjedis, Shalsi ka bërë të ditur se për këtë arsye do pritet mendimi i qeverisë. “Do presim qeverinë të shprehet në lidhje me një pr.vendim të tillë ashtu siç do presim edhe grupet e interesit dhe ambientalistët”, -shtoi Shalsi për mediat. Ai ka sqaruar se tashmë në ndryshim nga më parë janë disa kushte të tjera të cilat rrisin garancinë që bashkë me mbetjet jo të rrezikshme të mos hyjnë edhe ato të ndaluara. Por Shalsi është i vetëdijshëm që nisma në fjalë do të hasë në një debat të gjerë dhe për këtë arsye do t’i nënshtrohet një debati të gjerë parlamentar. “Projektligji që propozojmë do ketë një kohë 2-vjeçare. Ideja është që këto biznese riciklimi të mos shkojnë drejt atrofizimit por drejt fuqizimit. Politikat nuk i kanë mbështetur dhe për të shmangur falimentimin, të importohen lëndët sekondare”, tha ai.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Republikanët në SHBA – një parti drejt vetëshkatërrimit

Nga Ines Pohl, Deutsche Welle Sa më të trazuara kohët, aq më shumë...
Read More