“I keni futur me mik fëmijët”, Alketa i përgjigjet ndjekëses…

 

Alketa Vejsiu po moderon tashmë për të dytën herë “Në kurthin e Piter Pan”, emisionin që ka në fokus intervistimin e personazheve të njohur nga disa vogëlushë. Një prej tyre është edhe vajza e Valbona Selimllarit, Vivien.

Kaq ka mjaftuar që një prej ndjekësve ta akuzojë Alketën se fëmijët e emisionit janë të personave publikë, e jo të përzgjedhur sikurse thuhet me audicion.

“Thua që fëmijët janë zgjedhur me audicion, por pasi ato hapën “Instagram” pamë mbesën e Jozefinës, vajzën e Valbonës, nipin e Bicit e me rradhë, s’janë me mik por rastësisht të gjithë fëmijë të të njohurve.

A mendon se ndaj emisioni s’ka audiencën dhe fëmijët s’janë në nivelin e duhur?”- i shkruan ndjekësja Alketës.

Kjo e fundit nuk ka ngurruar t’i kthehet e madje dhe ta vendosë paksa në lojë. “Mos keni ngatërruar program? Jozefina, Bici kush janë? Ju siguroj që nuk kanë përfaqësues nga fisi aty”, i është përgjigjur Alketa.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Koha nis të ngrohet: Ndërkohë këto foto ylberësh do ju zbukurojnë ditën

  Asnjë dekor nuk mund t'ja kalojë bukurisë natyrore, asaj bukurije aq...
Read More