Humb jetën nga reshjet e shiut, Xhevahir Ndoji

permbytje

Trupi i 44-vjeçari që u mbyt dje në përrua teksa kalonte me makinën e tij në Klos ende nuk është gjetur. Familjarët e Xhevahir Ndojit bëjnë apel për gjetjen e trupit, teksa shtojnë se nuk kanë gjetur as mjetin me të cilin udhëtonte.

Sot në familjen e Xhevahirit ku janë hapur dyert e mortit duhet të ishte festë. Ai do të fejonte vajzën, moment që nuk arriti ta shohë me sy, pasi e mori rrjedha e përroit paraditen e ndjeshme.

Sakaq, dalja nga shtrati e lumit Mat ka shkaktuar probleme edhe gjatë natës. Në një sërë fshatrash kanë patur rrëshqitje te dherave, teksa disa perrenj kanë dalë nga shtrati.

Ndërkohë përmbytjet kanë shkaktuar jo pak probleme edhe në qarkun e Lezhës, ku shumë fshatra janë te permbytur.

Ndërkohë në Mirditë njësia administrative e Kaçinarit është tërësisht e izoluar. Mjetet e ushtrisë ndodhen në terren për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të këtyre zonave.

Edhe në Fushë-Krujë kanë vijuar përgjatë gjithë natës reshjet e shiut. Për pasojë janë përmbytur dhjetar hektarë tokë bujqësore në fshatrat e Fushë-Krujës.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mirditë, gjimnazistët dhe nxënësit e 9 vjeçares, nderim KRYETRIMIT

Gjimnazistët e Rrëshenit dhe nxënësit e shkollës 9 vjecare Pashko Vasa në...
Read More