Horoskopi ditor – 11/02/2017

scorpione2

Dashi (21.03-20.04)

Intuita juaj do t’ju zhgënjejë. Nëse keni dyshime, është më mirë të prisni e të grumbulloni disa fakte para se të merrni një vendim. Mos u befasoni nëse një manipulues përfiton nga ju. Kur keni punë me njerëz që nuk i njihni, duhet të tregoheni më të kujdesshëm se zakonisht. Jeni tipa që u besoni karaktereve të ndryshme. Mbase duhet të siguroheni më mirë para se të bëni gjykime të gabuara. Provoni të mos tregoheni të ashpër me veten nëse dikush ka përfituar nga zemërgjerësia juaj.

Demi (21.04-20.05)

Një takim grupor do të anulohet ose shtyhet. Kjo do të jetë shumë e papërshtatshme për ju, por s’keni si të veproni ndryshe. Në vend se të mbusheni me frustrim, është më mirë të gjeni një zgjidhje tjetër. Njerëzit janë shumë të rebeluar ditëve të sotme, kështu që është mirë të mos bëni shumë panik. Shikoni ndonjë film të preferuar nga fëmijëria, ose porosisni ushqim të mirë, apo bëni një vizitë në muze. Bëni diçka që ua përmbush dëshirat tuaja. Jeni lodhur duke u varur nga planet e të tjerëve.

Binjakët (21.05-20.06)

Nuk është koha e përshtatshme të bëni një lëvizje në karrierë. Ka disa opsione që keni në dispozicion por nuk do të keni rast të zgjidhni atë që është i duhuri për ju. Shtyni vendimin deri për muajin e ardhshëm. Keni vetëm një rregull që duhet të ndiqni: nëse jeni duke menduar të ktheheni në kompaninë që keni punuar më herët, bëjeni. Do të kapni pa problem ritmin e punës së atjeshme. Nëse dikush kërkon t’ ju ngrejë në detyrë, mos e pranoni. Kjo pozitë mund të ju shkaktojë shumë telashe.

Gaforrja (21.06-20.07)

Komunikimet që lidhen me çështje ligjore, udhëtime apo arsimim, mund të bllokohen. Nuk është koha ideale të merreni me një akuzë ose të aranzhoni ndonjë udhëtim. Prisni deri muajin tjetër dhe aplikoni për një kurs. Nuk ka shumë kuptim të planifikoni diçka që do të ndryshojë shpejt. Përdoreni këtë formulë dhe strategji për vitet në vazhdim. Është koha të zgjeroni horizontet. Nuk ka rëndësi a duhet të shpërnguleni në një vend të ri, të merrni një punë tjetër ose të bëni diçka kreative.

Luani (21.07-20.08)

Do t’ju shtyhet afati për marrjen e disa parave për një bursë ose fond tjetër. Nëse do të paguani fatura, duhet të kurseni buxhetin. Dikush që ka para mund të provojë t’ju shmanget përgjegjësive të veta. Mos lejoni që faji të hedhet mbi ju. Keni hyrë në obligime financiare me besimin tek ky person. Nuk ka arsye pse t’i lironi nga obligimet, sidomos kur ju duhet të bëni sakrifica financiare. Shmanguni diskutimeve stresuese. Muajin e ardhshëm do të merrni përgjigjet që ju duhen.

Virgjëresha (21.08-20.09)

Mos bëni premtime pasi që orari juaj mund të ndryshojë. Sa më fleksibil që tregoheni, aq më të lumtur do të jeni. Emergjencat që ju dalin në minutën e fundit, do t’ua përziejnë orarin. Nëse jeni në një lidhje serioze, do të ishte e mençur t’i tregoni partnerit tuaj se disa çështje profesionale u janë ngarkuar. Mund të jetë nevoja të kaloni më shumë kohë në zyrë. Ka mundësi që do të ju kërkohet të zëvendësoni një koleg.

Peshorja (21.09-20.10)

Do të keni telashe me bisedat me kolegët. Keqkuptimet dhe konfliktet për orarin mund t’ju prishin qetësinë në vendin e punës. Edhe kolegët që zakonisht janë treguar bashkëpunues, sot do t’ju ndihmojnë fare pak. Mos e merrni personale këtë. Rrethanat në punën tuaj kanë ndryshuar dhe kjo i ka bërë nervozë të gjithë. Në vend se të brengoseni për gjërat që s’mund t’i kontrolloni është mirë të fokusoheni në më të mirën tuaj. Nëse dikush ankohet, tregojani vendin menjëherë.

Akrepi (21.10-20.11)

Nuk ju këshillohet të merreni me spekulime. Më mirë fokusohuni në burimet tuaja financiare. Do të tundoheni nga dëshira për më shumë pushtet, por është e rëndësishme të keni kujdes me këto impulse. Kur është fjala për romancën, është e lehtë të përzihen sinjalet. Dikush që gjithmonë ka flirtuar me ju, nuk e ka mendjen të futet në një lidhje. Në vend se ta lejoni të bëjë shaka, është më mirë t’ia tregoni vendin. Nëse jeni duke kërkuar dashuri duhet ta gjeni në dikë që ka interesim për lidhje serioze.

Shigjetari (21.11-20.12)

Shmanguni vendimeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me familjen ose shtëpinë. Ka gjëra që duhet t’i kryeni. Kur mendoni se keni përfunduar punët duke punuar jashtë orarit, do t’ju dalin punët e tjera. Do të ndiheni sikur gjithmonë jeni në detyrë. Do t’ju ngrihen nervat duke u marrë me një fëmijë ose duke luajtur rolin e asistentit personal të një personi. Ka gjasë që do t’ju duhet të bëni riparime të mëdha edhe në shtëpi. Qetësohuni dhe kryeni punët ngadalë.

Bricjapi (21.12-20.01)

Do ta keni të vështirë të mbani qëndrim optimist. Disa zhgënjime të vogla po ua prishin rutinën tuaj. Në vend se të merreni me shumë gjëra, është më mirë të tregoheni fleksibil. Tregoni kufijtë kur është e nevojshme. Kaloni disa obligime kur jeni në presion të kohës. Askush nuk do të zbresë pikë të performancës suaj vetëm sepse jeni në nxitim. Jeta do të kthehet në gjendjen normale por aktualisht duhet të përballeni me këtë situatë.

Ujori (21.01-20.02)

Gjykimi juaj për çështjet financiare, nuk është i duhuri. Nuk është koha të bëni investime të mëdha. Nëse duhet të rregulloni një kompjuter ose telefon, është më mirë ta ktheni në vendin e vet dhe të ruani faturën. Mund të zhgënjeheni shumë nëse bëni investime të mëdha. Nëse doni rritje page, duhet të prisni deri muajin e ardhshëm. Mundësitë për një pagë më të madhe do të jenë më të favorshme më vonë.

Peshqit (21.02-20.03)

E keni shprehi të dërgoni sinjale të përziera. Njerëzit nuk mund të gjejnë personalitetin tuaj të vërtetë. Tregohuni të qartë kur është fjala për lidhje apo intervista pune. Nuk duhet të lini përshtypje të gabuar. Jeni duke provuar t’i fshihni ndjenjat për shkak të një situate personale. Derisa të përballoni këto emocione, do ta keni të vështirë të vendosni prioritetet. Deri atëherë, merrni gjërat me qetësi dhe mos i bëni vetes presion.

Shkruar Nga
More from Revista User

Arrestohet “daja” nga Fieri, bosi i prostitucionit në Itali dhe thesari i tij i errët…

Një vajzë ‘gjeneronte’ rreth 500 euro në natë, rreth 12.000 euro në...
Read More