Horoskopi, 30 dhjetor 2016

scorpione2

Dashi 21/3 – 20/4

Edhe pse keni shumë punë ditët e fundit të vitit ju që jeni në një marrëdhënie jeni shumë të kënaqur dhe të përmbushur me veten. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm.

Demi 21/4 – 21/5

Një ditë e ndarë në dy pjesë, nga njëra anë dashuria dhe më pas impenjimet familjare, që nuk ju lënë të qetë deri sa t’i mbyllni. Beqarët do bëjnë çmos për të ndryshuar statusin.

Binjakët 22/5 – 21/6

Nëse jeni në udhëtim dhe larg rutinës së përditshme gjërat do të shkojnë më së miri në raportin në çift. Dialogu nuk do të mungojë. Beqarët do realizojnë takimin, i cili do u falë shumë gëzim dhe emocione.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Në ekuilibër perfekt, dashuria dhe puna janë gjithmonë në sinfoni me njëra-tjetrën gjatë ditës së sotme. Beqarët do tregohen mjaft joshës dhe sharmantë sot. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Luani 23/7 – 21/8

Edhe pse janë ditë pushimesh puna është në plan të parë për ju të dashuruarit. Kur të tjerët pushojnë, ju jeni tepër të ngarkuar me atë që duhet të mbaroni. Beqarët do realizojnë takime interesante sot.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Nuk ka nevojë për fjalë sot për t’ju treguar personave të afërt se sa shumë i doni. Beqarët do kenë goxha takime interesante.

Peshorja 24/9 – 23/10

Paraditja do të shkojë mirë dhe qetë për ju që jeni në një lidhje dashurie, pasditja do të keni situata të caktuara që do t’ju prishin humorin dhe do të reagoni keq. Në planin financiar, situata e qëndrueshme.

Akrepi 24/10 – 22/11

Ka shumë nga ju të dashuruarit që po mendoni të dilni të jetoni me vete. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por priten edhe dashuri me shikim të parë. Financat do jenë të paqëndrueshme.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Një ditë e mbushur me emocione kjo e sotmja për ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Beqarët do preferojnë të mos bëjnë ndryshime ende në jetën e tyre. Financat do jenë të mira.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Sot është një ditë e bukur dhe mjaft produktive për të gjithë ju që jeni të lidhur me librat, artin dhe çdo gjë kreative. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa takime. Financat do i keni nën kontroll.

Ujori 21/1 – 19/2

Nuk jeni shumë të qetë sot kjo për shkak të ngarkesës së madhe që keni në punë. Për beqarët pritet të ketë disa takime mbresëlënëse. Financat do jenë të mira.

Peshqit 20/2 – 20/3

Dita do të nisë me nervozizëm dhe tension për ju që jeni në çift. Beqarët do argëtohen në shoqërinë e miqve këto ditë festive. Financat do kenë disa probleme serioze, tregohuni të matur me shpenzimet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Komunikimi mes Skerdit e Miss Shqipërisë konfirmon lidhjen e tyre?

Pak javë më parë, në ballinën e mediave rozë qëndronte lajmi se...
Read More