Horoskopi, 3 shkurt 2017

scorpione2

Dashi 21/3 – 20/4

Keni zgjedhur rrugën më të vështirë për ti bërë ballë sulmeve të partnerit/es. Beqarët do jenë të pavendosur dhe nuk do përfitojnë nga mundësitë që do iu jepen për takime.

Demi 21/4 – 21/5

Ambienti në çift do jetë mjaft pasionant dhe i kënaqshëm gjatë kësaj dite. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin dhe të mos jenë më vetëm duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi takimeve.

Binjakët 22/5 – 21/6

Edhe pse sot do të bëni disa gabime të vogla gjatë ditës do të triumfojnë gjërat e mira dhe pozitive në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do kenë një ditë me fat sot.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Sot nuk po i kushtoni rëndësi asaj që po ju thonë familjarët dhe njeriu juaj i zemrës. Beqarët do jenë mjaft tërheqës dhe joshës në takimet që do realizojnë dhe do bëjnë për vete personin që pëlqejnë.

Luani 23/7 – 21/8

Nuk keni qenë dhe aq disponibël kohët e fundit me të afërmit tuaj dhe partnerin/en. Ka persona që ju kanë qëndruar pranë në momentet tuaja më të këqija. Financat do jenë të mbrojtura nga yjet.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Akoma nuk e keni kuptuar se kush janë interesat tuaja të vërteta. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime. Në planin financiar pritet të përballeni me probleme.

Peshorja 24/9 – 23/10

Po ecni mjaft mirë drejt objektivave tuaja ju të dashuruarit. Beqarët edhe pse do marrin shumë ftesa për takime sot, nuk do e ndjejnë ende veten gati për të humbur lirinë e tyre.

Akrepi 24/10 – 22/11

Nuk duhet të lejoni që tensioni dhe stresi t’ju vënë në provë sot ju të dashuruarve. Bëni mirë të ruani distancat sepse gjërat mund të komplikohen. Financat do jenë të mira, nuk ka arsye për tu shqetësuar.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Nuk keni pse i shpallni luftë personave të caktuar sot sepse do t’ju pengonte në projektet tuaja. Sidomos nëse kjo gjë ndodh për arsye të parëndësishme. Financat do jenë të mira.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Jeni shpërqendruar shumë kohët e fundit dhe nuk po kuptoni se çfarë doni në të vërtetë ju që jeni në një lidhje. Beqarët nuk do e kenë mendjen shumë te dashuria.

Ujori 21/1 – 19/2

Jeni shumë përpara të tjerëve sot dhe do të lini që dita të shkojë qetë duke pritur që personat e tjerë të arrijnë hapin tuaj. Problemet financiare do i hidhni pas krahëve, koha për të shpenzuar.

Peshqit 20/2 – 20/3

Sot mund t’ju kërkojnë që të ruani distancat por kjo gjë nuk duhet t’ju shqetësojë. Beqarët do kenë takime interesante. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Këto gjëra meshkujt asnjëherë nuk i tregojnë

Çfarë dimë për burrat? [ngg_images source="galleries" container_ids="321" display_type="photocrati-nextgen_basic_imagebrowser" ajax_pagination="0" order_by="sortorder" order_direction="ASC" returns="included"...
Read More