Horoskopi, 25 Nëntor 2016

scorpione2

Dashi – Bëhuni gati për një ndryshim të madh sot, që më në fund do t’ju japë mundësinë të realizoni diçka të tepër të rëndësishme. Ky është momenti i duhur për të dhënë maksimumin. Mos lejoni askënd t’ju tregojë çfarë duhet të bëni, por merreni situatën në dorë.

Demi – Ndonëse e doni shumë, familja nuk është totalisht e sinkronizuar me ju momentalisht. Mos u habisni nëse do ta keni të vështirë të komunikoni me ta. Flisni hapur dhe tregojini të tjerëve çfarë mendoni me të vërtetë. Mund të suprizoheni sa mirë mund të pritet një gjë e tillë.

Binjakët – Kur sjellja e keqe e dikujt do t’i kthehet mbrapsht, gjithçka do të duket më e bukur dhe do t’ju stimulojë për të treguar aftësitë tuaja. Shfrytëzojeni ditën për të bërë për vete edhe ata që ndoshta nuk kanë simpati të veçantë për ju. Dita do të gjenerojë konflikte të ndryshme në punë, por mos u shqetësoni, do t’ia dilni për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Gaforrja – Nëse gjërat nuk premtojnë shumë, mos qëndroni duarkryq. Aftësia për të marrë më të mirën nga gjërat nuk ju mungon, shfrytëzojeni. Fokusohuni tek vlerat që mund të merrni tek gjërat dhe njerëzit që u rrethojnë dhe jo sa para mund të bëni prej tyre.

Luani – Sot do të keni tendencën për të kritikuar gjithçka, ndaj bëni mirë që ta merrni shtruar e të mos e lini gojën të flasë para mendjes. Nëse dëshironi të tërhiqni vëmendjen e dikujt, zgjidhni fjalët dhe mos u tregoni të drejtpërdrejt, përdorni pak art. Kjo vlen edhe për ambientin në punë.

Virgjëresha – Nuk bëni mirë të shpenzoni kaq shumë energji e kohë për t’u dukur mirë. Momentalisht reputacioni mund të jetë shqetësimi juaj më i madh, por kjo nuk do të thotë se duhet të tejkaloni caqet. Nuk është diçka e natyrshme dhe as e shëndetshme. Në fund të fundit, reputacioni juaj do të rëndohet më shumë në terma afatgjatë nëse ushtroni presion. Askush nuk e respekton dikë që nuk është vetvetja.

Peshorja – Nëse kohët e fundit jeni përmbajtur dhe nuk keni thënë sesi ndiheni në të vërtetë dhe nuk e kuptoni se çfarë ju ka ndodhur, sot shfrytëzoni rastin. Thoni atë që keni në mendje, pavarësisht frikës që mund të shkaktoni debat apo refuzim. Njerëzit do të bien dakord më shumë nga çmendoni. Në punë duhet të merrni pozicionin e liderit më shpesh dhe t’i tregoni atyre që ju rrethojnë se jeni gati për të marrë frerët në dorë.

Akrepi – Të dish gjithçka nuk është përkufizim inteligjence. Inteligjencë është të dish atë që nuk di. Ndaj nëse gjatë ditës së sotme kuptoni se nuk keni informacion mbi diçka, pranojeni. Mos kini frikë të pyesni qoftë për gjërat më të thjeshta. Egoja juaj është mjaftueshëm e shëndetshme sa për të pranuar që nuk dini gjithçka.

Shigjetari – Dashuria për veten nuk është kurrë e mjaftueshme, e në të njëjtën kohë nuk duhet të jetë as më shumë seç duhet. Ndaj kushtojini pak më shumë kohë vtes. Nuk ka gjë më të mirë sesa pak kohë për t’u relaksuar dhe për t’i kujtuar vetes sa njëri i veçantë jeni. Të tjerët do ta mirëkuptojnë.

Bricjapi – Nëse jeni në mes të një projekti në punë, dita nuk paraqitet e lehtë. Do të keni ulje – ngritje e madje edhe pengesa. Të tjerët mund të bëjnë presion për shkak të kohës, e kjo do të bëjë që të punoni më shumë seç duhet. Pjesa më e mirë e ditës do të jetë pasditja, kur të shihni dritë në fund të tunelit dhe të shpenzoni pak kohë me njëriun që di gjithnjë t’ju falë buzëqeshje.

Ujori – Dëgjoni atë që ju kundërshton më shumë sot, pasi këndvështrimi i tyre mund të jetë ndihmë më e madhe nga sa mendoni. Nëse rrethoheni nga njerëz që ju mbështesin në gjithçka, nuk do të keni asnjëlloj sfide. Dhe pa këtë të fundit, nuk do të mësoni kurrë të mbroni opinionet tuaja. Mos kini frikë nga konfliktet në jetë, pasi frika nuk është mënyra e duhur për ta jetuar jetën.

Peshqit – Vizioni do t’ju mjegullohet nga dëshirat, pasi momentalisht po dëgjoni vetëm atë që dëshironi e po jetoni mbi re. Kjo mund të jetë diçka pozitive për një kohë të shkurtër, por mund të krijojë probleme nëse vazhdon për një kohë të gjatë. Është e nevojshme t’i ktheheni realitetit shumë shpejt dhe të merrni vesh se çfarë po ndodh me njerëzit që ju rrethojnë dhe të bëheni pjesë e jetës së tyre sërish.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vidhet dhe vandalizohet shkolla 9-vjeçare në Laç

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur dhe vandalizuar shkollën 9-vjeçare "Gjin Pjetri" në...
Read More