Horoskopi, 23 janar 2017

scorpione2

Dashi 21/3 – 20/4

Gjithçka që nuk ka ecur sipas planeve tuaja në marrëdhënien në çift, sot mund të rivlerësohet nëse paraqitet një situatë e re. Në planin financiar bëni kujdes me shpenzimet.

Demi 21/4 – 21/5

Me kalimin e Hënës në shenje ju të dashuruarit do të bëheni shumë të dashur me njerëzit që ju rrethojnë dhe partnerin/en. Nuk do të ndaleni në surpriza. Financat do kenë përmirësime.

Binjakët 22/5 – 21/6

Ditë e bukur kjo e sotmja për ju të dashuruarit, e mbushur me lumturi dhe emocione pa fund. Beqarët do realizojnë takime interesante. Financat do përballen me probleme serioze, tregohuni të matur me shpenzimet.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Një ekuilibër perfekt midis dashurisë dhe karrierës sot do të bëjë që ju që jeni në një lidhje dashurie të jeni epiqendra e shumë situatave interesante. Financat do përmirësohen ndjeshëm.

Luani 23/7 – 21/8

Sot duhet t’ja dilni mbanë vetë një problemi që mund të lindë në marrëdhënien tuaj në çift. Edhe pse jeni dyshues në aftësitë tuaja, do ja dilni. Në planin financiar bëni mirë të kufizoni shpenzimet.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Ndjeheni disi të zhgënjyer nga partneri/ja sot sepse nuk ka të njëjtin përkushtim si ju në lidhje. Beqarët edhe pse do kenë një ditë të mbushur me takime interesante.

Peshorja 24/9 – 23/10

Sot dita paraqitet shumë e këndshme për ju që jeni çift, saqë në momente të caktuara do t’ju duket sikur keni ikur përsëri me pushime. Në planin financiar nuk do keni probleme.

Akrepi 24/10 – 22/11

Sot do të mbizotërojë ndjenja e xhelozisë në ditën tuaj. Edhe për situatë shumë të pafajshme do të bëni fajtor partnerin/en. Kujdes me shpenzimet, parashikohen probleme financiare.

Shigjetari 23/11 – 22/12

E keni nisur ditën me shumë vrull dhe po kështu do ta përfundoni. Beqarët nuk do jenë në humor për të dalë në takime. Financat do jenë të mira, do t’i mbani të ekuilibruara.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Sot duhet të jeni më konkretë në planet dhe punët tuaja që lidhen me të ardhmen në çift. Beqarët edhe pse nuk do e kenë mendjen te dashuria, pritet të përjetojnë disa ndryshime në jetën e tyre.

Ujori 21/1 – 19/2

Çdo gjë shkon mirë me partnerin/en dhe miqtë tuaj, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për punën. Po ndjeni që keni nevojë për pak ndihmë.

Peshqit 20/2 – 20/3

Do të merrni një mesazh mjaft të qartë nga personi juaj i zemrës. Beqarët ndihen mirë me veten dhe statusin, prandaj krijimi i një lidhje nuk bën pjesë në planet e tyre.

Shkruar Nga
More from Revista User

Hetohet shoferi i ish-ministrit Tahiri, kontroll pasurive dhe llogarive bankare

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur nën hetim pasuror edhe shoferin...
Read More