Horoskopi, 13 mars 2017

scorpione2

Dashi 21/3 – 20/4

Lini mënjanë çdo gjë që nuk iu leverdis në këtë ditë. Duhet të veproni me shumë kujdes, nëse nuk jeni në gjendje të përballoni presionin. E nesërmja mund të sjellë momente më të mira.

Demi 21/4 – 21/5

Do t’iu kërkohet të përgjigjeni për disa sjellje tuaja, në vend që të tregoni kokëfortësi, tregohuni disi të përulur. Prepotenca juaj mund të shkaktojë debate. Ndoshta është momenti të silleni ndryshe.

Binjakët 22/5 – 21/6

Armiqtë tuaj më të vjetër mund t’iu hutojnë keq në këtë ditë… dhe mund të keni shumë të tillë. Duhet të arrini të merrni rezultate të kënaqshme, nëse doni që të vlerësoheni nga personat që ju rrethojnë.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Shumë nga ajo që keni arritur deri më tani, është interesante, por nuk duhet të ndaleni. Sa i takon kënaqësisë personale, duhet domosdoshmërisht të rrisni nivelin e vështirësisë së programeve tuaja.

Luani 23/7 – 21/8

Gjatë kësaj dite, do të keni disa mendime më shumë, sidomos sa i takon jetës sentimentale. Në këtë moment, duhet të vendosni nëse duhet të vazhdoni vetëm apo me ata që keni zgjedhur më parë.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Koha juaj gjatë kësaj dite do të varet vetëm prej jush. Nëse lejoni dikë tjetër të merret me një projekt tuajin, është si të hiqni dorë nga çdo përgjegjësi.

Peshorja 24/9 – 23/10

Dita do të jetë e mbarë për përfundimin e suksesshëm të rasteve, martesave dhe konceptimeve. Por sukseset tuaja do të njihen vetëm nëse bëni një vlerësim realist të asaj që po ndodh.

Akrepi 24/10 – 22/11

Dita do të jetë mjaft interesante, por mund të ketë zhvillime të fshehta, sidomos në fushën profesionale, kështu që mundohuni të jeni më të pranishëm dhe të kujdesshëm.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Do të keni mundësi të reja fitoreje gjatë kësaj dite, sidomos nëse kohëve të fundit jeni mjaftuar vetëm me kënaqësi të vogla. Meritat tuaja do të shpërblehen më në fund.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Nuk jeni përkushtuar mjaftueshëm në atë që doni të bëni. Tashmë duhet t’ia nisni nga e para, por pa pishmane. Prova të cilës do i nënshtroheni gjatë kësaj të hëne, do shërbejë për të mos bërë më gabime.

Ujori 21/1 – 19/2

Të gjitha angazhimet tuaja gjatë kësaj dite do të sillen rreth një objektivi, i cili nëse realizohet do ju japë shumë kënaqësi.

Peshqit 20/2 – 20/3

Nëse mendoni se nuk jeni në kushte për të qenë të lumtur e keni gabim. Ajo që ju mungon është bindja. Prandaj nuk duhet të ndaleni për të realizuar projektet tuaja.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e premte 5 maj 2017

Dashi Dite e këndshme do jete kjo e sotmja për ata qe...
Read More