Horoskopi, 10 dhjetor 2016

scorpione2

Dashi 21/3 – 20/4

Nëse nuk keni impenjime në punë apo diçka tjetër, yjet këshillojnë relaks. Horoskopi për ditën e nesërme nxjerr në pah një situatë të mirë, në sajë të ndikimit të Saturnit.

Demi 21/4 – 21/5

Rrugëtimi i nisur nga dikush lidhur me fushën e ndjenjave, është diametralisht i kundërt nga ajo që ju intereson. Mundohuni të ndryshoni rrjedhën e gjërave.

Binjakët 22/5 – 21/6

Nën ndikimin e një dielli të fuqishëm, gjatë së enjtes do të jeni në qendër të vëmendjes ose të debateve në fushën profesionale. Hëna këshillon që të tregoni kujdes me veprimet tuaja.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Efekti lehtësues i Mërkurit dhe Plutonit do të shfaqet në shenjën tuaj. Nëse në orët e para të mëngjesit do të jeni me moralin përtokë, gjatë pasdites, çdo gjë do të ndryshojë.

Luani 23/7 – 21/8

Dita do të jetë e mirë për gjithë ata që kanë lidhje me ujorët. Dita e nesërme do të ketë jo pak ngjarje të mira. Në mesin e tyre parashikohet dashuri, martesë ose shtatzëni.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Mes Diellit dhe Plutonit në shenjën tuaj vijon binomi tërhiq dhe lësho. Kësaj radhe, ndikimin më të madh mund ta ketë Plutoni.

Peshorja 24/9 – 23/10

Në shenjën tuaj një prani e çrregullt e Uranit do të shfaqë retë gjatë ditës. E enjtja mund të dominohet nga mërzia, e shoqëruar me mungesën e entuziazmit.

Akrepi 24/10 – 22/11

Kjo do të jetë dita perfekte për të lindurit e kësaj shenje sa i përket ndjenjave. Yjet do rrotullohen në 360 gradë, ku do të jeni tejet të favorshëm në sajë të ndikimit të Neptunit.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Veprimet tuaja do të mbrohen në sajë të ndikimit në shenjë të yjeve. Disa prej jush do të kenë avantazhe në fushën e punës. Hëna do të favorizojë veprimet e mira.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Dita juaj do të jetë e bukur përveç problemeve të vogla shëndetësore. Do të keni probleme fizike. Ndërkohë Hëna, këshillon që të falni një person.

Ujori 21/1 – 19/2

Kjo do të jetë një ditë speciale për të lindurit e kësaj shenje. Yjet do të jenë mbështetës në dashuri dhe do të favorizojnë zyrtarizimin e lidhjeve.

Peshqit 20/2 – 20/3

Kjo mund të ishte dita e dashurisë, por… Nën efektin e Saturnit do të zbehet ndjeshëm romanticizmi. Horoskopi garanton një ditë të favorshme në anët e tjera.

Shkruar Nga
More from Revista User

Amerika latine dhe Afrika e jugut presin sot eklipsin e unazës së zjarrit

Eklipsi i parë diellor i vitit 2017 pritet të ndodhë të dielën,...
Read More