Historia tragjike e 17-vjeçares së vrarë Brisilda Gjikolaj. Vëllai: Ishe bota për mua

Një 17-vjeçare mbeti e vrarë me armë zjarri dhe i dashuri i saj 23 vjeç u plagos, në një atentat që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 18:17, në zonën e Laprakës, kur dy të rinjtë sapo kishin dalë nga një lokal ku po pinin kafe dhe kanë hipur në makinë për t’u larguar. Në këtë moment, ata janë qëlluar brenda automjetit me 4 plumba nga dy persona që, sipas Policisë, kanë qenë me kapuça në kokë.

Këta të fundit janë larguar në këmbë mes për mes zonës ku ndodhen pallatet e bllokut “Gintash”. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë dhe djali që ndodhej në timon, edhe pse i qëlluar me dy plumba, i ka dhënë makinës, me targë AA 266, duke shkuar vetë në Spitalin e Traumës. Vetëm pak momente pasi ka mbërritur në urgjencë, vajza ka ndërruar jetë, pasi ishte goditur në kokë, ndërsa djali është futur në sallën e operacionit e sipas mjekëve gjendja e tij paraqitet më e stabilizuar. Policia tha se viktima është Griselda Gjikolaj, 17 vjeçe, me origjinë nga Mirdita, ndërsa i plagosuri Erion Benga, 23 vjeç, nga Paskuqani.

Ndërkohë vëllai i 17-vjeçares përlot me mesazhin e tij, ndërsa i ka kushtuar një dedikim në rrjetet sociale motrës së vrarë.

“Nuk prisja që të kisha një humbje tjetër aq të thellë. Mendova se do kalonim një jetë plot gëzime dhe tani më le vetëm disa kujtime që më marrin frymën dalëngadalë. Ishe botë me vete për mua dhe do mbetesh plagë në zemër përjetë. U prehsh në paqe dashuria ime, motra ime. Të dua pafundësisht. R.I.P”, shkruan i vëllai i 17-vjeçares.

Dalin detaje të reja nga 17-vjeçarja Brisilda Gjikolaj, vajza e cila mbeti e vrarë nga një atentat mbrëmjen e kaluar në Laprakë, ndërkohë që i dashuri i saj u plagos me një plumb në shpatull.

Burime për FaxWeb, bëjnë të ditur se ajo ka lindur në Kurbnesh të Mirditës. Prindërit e 17-vjeçares para disa vitesh janë divorcuar. Mamaja e saj jeton në Itali, ndërkohë që i ati banon ende në Kurbnesh.

Dy fëmijët, vajza dhe djali që ëshët pak më i vogël banojnë në Tiranë. Këtë vjeshtë, brenda dy muajve, dy fëmijëve u kanë vdekur gjyshërit që banonin në Kurbnesh.

Kujtojmë se Gjikolaj u qëllua me një plumb në kokë, ndërsa Bengo, i dashuri i saj mori një plumb në shpinë. Edhe pse i plagosur ai i ka dhënë makinës deri në spitalin e Traumës, po përpjekjet për të shpëtuar të dashurën e tij kanë qenë të dështuara.

Banorët e zonës janë shprehur se kanë dëgjuar të shtënat e armës së zjarrit (më shumë se katër), ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.

Ndërsa A2News jep detaje të tjera që dalin nga atentati i një nate më parë të ndodhur në zonën e Laprakës, ku mbeti e vrarë një e mitur ndërsa një tjetër person është në gjendje të rëndë.

Policia ka kontrolluar me imtësi të gjithë zonën te ish-parku i autobusëve mbrëmjen e të mërkurës, ku dyshohet se fshihej një prej autorëve të ngjarjes. Autoritet thonë se e kanë identifikuar njërin prej tyre, por për arsye hetimi nuk kanë dhënë detaje.

Megjithatë, mësohet se autori i dyshuar është një 19-vjeçar nga Puka, i cili banonte në këtë zonë. Kontrollet do të vijojnë edhe jashtë Tiranës, pasi dyshohet se personi mund të jetë larguar nga qyteti.

Rindërtimi i ngjarjes nga policia
Griselda Gjikolaj dhe Erion Benga ndodheshin në një lokal në zonën e Laprakës dhe sapo kanë dalë prej andej, dy persona që ndodheshin në të njëjtin lokal janë afruar dhe njëri prej tyre ka qëlluar të paktën katër herë me pistoletë.

Benga ka mundur të largohet nga makina, por një prej plumbave ka kapur nga pas edhe 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj, e cila ka mbetur e vdekur në vend. 23-vjeçari Benga ka mundur të shkojë me mjetin e tij në Spitalin e Traumës që ndodhet fare pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja.

Report Tv mëson se Erion Benga ka qenë në një lokal me të miturën dhe një vajzë tjetër te blloku “Gintash”.

Të njëjtat burime saktësojnë se në të njëjtin lokal kanë qenë të pranishëm edhe dy autorët. Këta të fundit dyshohet se kanë ngacmuar vajzat në tavolinën e Bengës çka ka acaruar tonet mes të rinjve të cilët edhe kanë debatuar me njëri-tjetrin.

Erion Benga largohet më pas nga lokali i shoqëruar nga dy vajzat. Menjëherë pas tyre kanë dalë nga lokali edhe dy autorët duke i ndjekur nga pas. Pasi Benga dhe e dashura e tij po ecnin në drejtim të rrugice të errët, një prej autorëve i cili dyshohet se është me origjinë nga Puka, ka hapur zjarr në drejtim të Erion Bengës dhe Griselda Gjikolajt, duke lënë të vdekur këtë të fundit e cila ka marrë një plumb në kokë, ndërsa 23-vjeçari mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar për këtë ngjarje. Banorët e zonës janë shprehur se kanë dëgjuar të shtënat e armës së zjarrit (më shumë se katër), ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Ikja e Xhafajt, SHBA thyen heshtjen, si duhet ta lexojmë deklaratën e saj

    Leyla Moses-Ones është zv-ambasadorja e SHBA-së në vendin tone, e...
Read More

More Stories