Harrojeni Iphone 7, po vjen 8-ta!!!

1

Ndërkohë të gjithë kishin kthyer kokën nga Apple për të parë më në fund iPhonin e ri. Por tani që ka mbaruar, kanë filluar spekulimet mbi iPhone 8.

Pas prezantimit të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus me cilësitë e përditësuar si rezestent ndaj ujit, një buton i ri home, përmirësimi i kamerës dhe kufjet me wireless, hapi tjetër është fokusimi drejt një pajisje tjetër më të re dhe fine.

Përderisa viti 2017 do të shënojë edhe 10-vjetorin e iPhone, njerëzit presin që Apple të thyejë çdo parashikim me produktin e ardhshëm.

Ja disa nga veçoritë e pritshme:

1. I gjithi prej qelqi – Apple prezantoi me 30 Qershor një patentë për një “mbështjellje xhami, e cila u aprovua me 6 Shtator, vetëm një ditë para ngjarjes së iPhone 7. Patenta përshkruan një pajisje të mbështjellë me xham i cili ishte radio-transparent.

2. Çip A11 10-nanometër – iPhone 7 ka një procesor A10 Fusion, ndërsa mendohet që modeli iPhone 8 pritet të ketë një çip A11 me madhësi 10 nanometër, i cili do ta përmirësojë akoma më shumë shpejtësinë.

3. Karikim wireless – Përderisa dy iPhonët e fundit nuk kanë vetëm një fole për kufje ose për karikim, versioni 8 do të mund të karikohet më pajisje pa tel që do ta zgjidhë këtë problem.

Shkruar Nga
More from Revista User

Greqi, arrestohet shqiptari që kishte fshehur hashash dhe fara kanabisi

Një shtetas shqiptar është arrestuar në zonën e Dramas, në pjesën lindore...
Read More