Hapësira tek Akademia e Arteve me lulishte të re

 

Nga kjo javë, qytetarët e Tiranës do të kenë një hapësirë të re ku mund të shikojnë disa momente çlodhjeje nën hijen e pemëve dhe freskinë që të dhurojnë lulet. 

Bashkia e Tiranës ka rehabilituar lulishten tek Akademia e Arteve, në një ambjent çlodhës për studentët dhe qytetarët.

Ferrat dhe plehrat e akumuluara prej vitesh tashmë i kanë lënë hapësirë stolave vienez të cilët sikundër në sheshin “Skënderbej”, po tërheqin gjithnjë e më shumë qytetarë, jo vetëm për të qëndruar për disa momente, por edhe për të ruajtur një kujtim duke shkrepur një foto. 

Falë këtij rehabilitimi të Bashkisë së Tiranës, janë ndërtuar rrugicat e vogla si dhe është bërë vendosja e ndriçimit, që me ardhjen e stinës së pranverës garantojnë për qytetarët plot aktivitete artistike dhe sociale sëbashku me të rinjtë e talentuar të Akademisë së Arteve.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Histori të panjohura/ Jetët sekrete të princeshave arabe

  Kur Sheikha Latifa, Princesha e Dubait, u largua nga vendi i...
Read More