Hapat e aplikimit për universitet, ja si të zgjidhni UET

formulariNjë udhëzim i  Ministrisë së Arsimit iu shpjegon maturantëve se si duhet të aplikojnë për të ndjekur një universitet dhe si duhet të plotësojnë formularët për të ndjekur studimet në universitetin që ata duan.

Ndryshimi i parë pas reformës në arsim përfshin këtë maturë, kur nxënësit mund të zgjedhin në aplikimin zyrtarë veç universiteteve publike dhe ato jo publike.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar udhëzimin për pranimet në ciklin e parë të studimeve për vitin e ri akademik 2016-2017.

Agjencia Kombëtare e Provimeve ngarkohet që brenda datës 16 gusht t’u dërgojë universiteteve listat e aplikuesve për çdo program studimi, dhe më pas ato të bëjnë shpalljen e studentëve fitues në datën 5 shtator 2016.

Pranimet në universitet edhe këtë vit do të jenë me dy raunde, duke u dhënë një shans të dytë edhe maturantëve të cilët do të kalojnë me sukses provimet në vjeshtë që të aplikojnë në universitet.

Pasi, raundi i dytë i aplikimeve do të bëhet në fund të muajit shtator, pikërisht në datat 23 shtator-1 tetor 2016.

Në udhëzimin e MAS-it përcaktohen datat se kur do shpallen fituesit si dhe datat e regjistrimit, të cilat këtë vit për shkak të procedurave të reja do të zgjasin deri në mesin e muajit tetor.

“Gazeta Shqiptare” zbardh të plotë udhëzimin e MAS-it, ku të interesuarit mund të gjejnë hapat dhe procedurat e aplikimit.

Në këtë udhëzim përcaktohet edhe periudha se kur do zhvillohet konkursi i pranimit në ato universitete që i kanë si kusht, siç janë Universiteti i Arteve dhe ai i Sporteve.

Konkurset do zhvillohen në periudhën 20-30 gusht.

Ndërkohë Universiteti Europian i Tiranës ju vjen në ndihmë të gjithë maturantëve që kanë vendosur të ndjekin programet e studimit pranë këtij universiteti duhet të ndjekin hapat si mëposhtë.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve i gjithë procesi  regjistrimit kalon nëpërmjet dy raundeve dhe i gjithi kryhet në portalin e krijuar për maturën.

RAUNDI I, APLIKIMI & KUSHTET

Të gjithë kandidatët, për ndjekjen e studimeve në universitetet publike dhe private, në ciklin e parë të studimeve Bachelor, duhet të kryejnë procesin e aplikimit online në portalin e Maturës Shtetërore.

Të drejtën të aplikojnë e kanë kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, janë pajisur me dokumentacionin ligjor të këtij niveli arsimor, nuk rezultojnë të regjistruar në asnjë program studimi, në universitetet publike apo private, plotësojnë kushtin e notës mesatare 6 të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, si dhe kriteret e vendosura nga universitetet publike dhe private për programet e studimit për të cilat aplikojnë.

Po ashtu MASH ka sqaruar edhe procedurat dhe tarifat që shoqërojnë procesin e rregjistrimit.

Sipas MASH sistemi i Portalit të Maturës Shtetërore nuk do të pranojë aplikime nga kandidatë të cilët nuk plotësojnë kriterin e notës mesatare, të përcaktuar me vendim nga Këshilli i Ministrave, si dhe kriteret specifike të përcaktuara nga universitetet.

P.sh., nëse një kandidat e ka notën mesatare të gjimnazit më të vogël se 8.5, sistemi nuk i lejon atij aplikimin në programet e studimit si Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologjia apo Farmaci në Universitetin e Mjekësisë.

Po ashtu nuk duhet të harroni të vendosni preferencën për univesitetin dhe degën: “Nëse nuk zgjidhni “UET” si preferencë nuk mund të regjistroheni pranë UET”.

E njëjta gjë vlen po ashtu edhe për universitet e tjera publike ose jo publike.

RAUNDI i parë

Hapi 1 – Maturantët kryejnë pagesën pranë zyrave të postës shqiptare ose në bankë në shumën 2000 lekë (mandati shkarkohet në faqen: akp.gov.al).

Hapi 2 – Maturantët mandatin e pagesës duhet t’a dorëzojnë pranë sekretarisë mësimore të shkollës së mesme.

Hapi 3 – Maturantët duhet të aplikojnë në linkun: matura.akp.gov.al nga data: 01 – 11 Gusht 2016. Në faqen akp.gov.al maturantët do të shkarkojnë “Paketë informuese për formularin e aplikimit” ku do të gjejnë kalendarin me datat respektive pë aplikim sipas qarkut të tyre;

Hapi 4 – Mund të rendisni deri në 10 preferenca por mos harroni duhet të zgjidhni si preferencë të parë p.sh: Universiteti Europian i Tiranës dhe programin që ju doni të studioni .

Hapi 5 – Maturantët fitues shpallen brenda datës 30 Gusht 2016 dhe rregjistrimi në UET kryhet brenda datës 20 Shtator 2016.

RAUNDI i dytë

Hapi 1 – Maturantët që nuk kanë mundur të aplikojnë në raundin e parë duhet të kryejnë pagesën pranë zyrave të postës shqiptare ose në bankë në shumën 2000 lekë (mandati shkarkohet në faqen:akp.gov.al) dhe e dorëzojnë pranë sekretarisë mësimore të shkollës së mesme.

Hapi 2 – Maturantët duhet të aplikojnë në linkun: matura.akp.gov.al nga data: 23 Shtator 2016 – 1 Tetor 2016.

Hapi 3 – Mund të rendisni deri në 10 preferenca por mos harroni duhet të zgjidhni si preferencë të parë UET-in dhe programin që ju doni të studioni.

Hapi 4 – Maturantët fitues shpallen brenda datës 4 Tetor 2016 dhe rregjistrimi në UET kryehet brenda datës 16 – 20 Tetor 2016.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Mustafa Nano: Unë, njeriu i dilemave

Aq të shumta sa dilemat ka edhe frikërat. Një kritikë virulente ia...
Read More