Guterres zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara me vota unanime

antonio-guterres-1

Ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres është zgjedhur këtë të enjte Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, pas miratimit unanim të një rezolute nga 193 vendet anëtare në Asamblenë e OKB-së. Ai bëhet sekretari i 9 dhe do ta marrë detyrën nga Ban Ki-mooun, mandati i të cilit përfundon më 31 dhjetor.

Javën e kaluar, kandidatura e tij ishte votuar unanimisht nga Këshilli i Sigurimit, duke dalë triumfues edhe ndaj presioneve për të zgjedhur një grua në krye të OKB-së, organizatë e kryesuar vetëm nga burra përgjatë 71 viteve të ekzistencës së saj. 67-vjeçari Guterres ka qenë kryeministër i Portugalisë në vitet 1995-2002.

Më 1 janar ai merr mandatitin e parë, që zgjat 5 vite, e që mund të rizgjidhet nga shtetet anëtare për 5 vite të tjera. Ban Ki-moon e cilësoi atë si zgjedhje të shkëlqyer, duke kujtuar punën e tij si Komisioner i Lartë për Refugjatët në kuadër të OKB-së.

Guterres ishte kryesues në të gjashta votimet formale përpara nominimit, duke lënë pas vetes plot 13 kandidatë të tjerë, mes të cilëve 7 gra dhe 6 burra.

Shkruar Nga
More from Revista User

I dënuari telefonon sallën e burgut, ‘do i vë minat drejtorit dhe sekretares’

I gjendur në burg, një i dënuar ka shfrytëzuar mundësinë e një...
Read More