Greva bllokon turistë e udhëtarë nëpër aeroportet italiane

turiste

Turistë dhe udhëtarë që u duhet të kalojnë për në apo përmes Italisë me fluturimet e tyre, janë përballur me vonesa apo anulime të fluturimeve falë një greve që po mbahet nga kontrollorët e trafikut ajror, si dhe punonjësit e tjerë të transportit ajror.

Kompania kryesore italiane, “Alitalia” njoftoi se kishte anuluar rreth 40% të fluturimeve të brendshme dhe ndërkombëtare gjatë kësaj të hëne.

“Air France”, “British Airways”, “Lufthansa” dhe kompani të tjera ajrore anuluan gjithashtu fluturimet e tyre, për shkak të grevës 4-orëshe nga ora 13 deri në 17 që po zhvillojnë kontrollorët e trafikut ajror, si dhe grevës 24-orëshe të punonjësve të këtij transporti.

Kjo është dita e parë e një jave tejet të vështirë për transportin në Itali, ku është planifikuar edhe një tjetër grevë, këtë herë nga taksistët, për ditën e enjte.

Në Romë, të shtunën pritet kaos në trafik, kur kryeqyteti italian të presë udhëheqësit e Bashkimit Europian në samitin e 60-vjetorit të bllokut.

Shkruar Nga
More from Revista User

Presion nga Bangladeshi për t’i kthyer refugjatët në Mianmar

Bangladeshi do të fillojë bisedimet me Mianmarin fqinj, për t’u siguruar se...
Read More