Greku qëllon me pistoletë shqiptarët, po shihnin ndeshjen me flamurin shqiptar

auto_pol1442598938

Një 23-vjeçar shqiptar dhe shoku i tij i ngushtë kanë përjetuar momente tmerri në një lokal teksa ishin duke parë një përballje angleze. Bëhet fjalë për Emiljano Lazerin.

Të rinjtë ashtu siç kanë bërë për vite me radhë kur shikonin ndeshje merrnin me vete edhe flamurin shqiptar, por një grek në Greqi edhe pse të rinjtë banonin aty prej 9 vitesh, nuk e ka duruar dot të shikojë flamurin shqiptar dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.

“Bashkë me shokun e ngushtë po shikonin ndeshjen dhe kishim me vete flamurin tonë kombëtar. Aty një nga 20 vetat që ishim në kafe gjuan në drejtim të flamurit tonë dhe plagoset shoku im i ngushtë. Kërkoj nga Ministri jonë i Jashtëm të drejta të barabarta”¬ shkruan Emiljano Lazeri, ndërsa shton se: “Kemi 9 vjet që jetojmë aty dhe jemi të vetmit që e kemi mbajtur flamurin kombëtar me vete, por atij iu errën sytë dhe qëlloi.

Shoku i 23-vjeçarit është plagosur dhe është transportuar në spital, ndërsa vetë Emiljano Lazeri është gjobitur me një shumë prej 5800 eurosh për provokim. I riu nga Lezha kërkon ndërhyrjen e shtetit shqiptar në këtë rast, e Ministrisë së Jashtme, pasi edhe pse hëngrën plumbin, edhe u gjobitën edhe faji u mbeti atyre.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ju fton Jim Carrey: Fshijeni Facebook-un

Aktori dhe komediani kanadez, Jim Carrey, po i inkurajon të gjithë që...
Read More