Grabitja në Rinas, Lleshaj: Nuk është turp kombëtar, policia reagoi

 

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u shpreh nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës plenare se grabitja në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit nuk ka rrëzuar sigurinë kombëtar. Ai e quajti atë një incident që ka cenuar sigurinë e vendit, por nga ana tjetër vlerësoi Policinë e Shtetit, e cila sipas tij iu përgjigj në kohë rekord një prej bandave më të rrezikshme.

Policia reagoi në mënyrë të paparë ndaj sulmit të grupit kriminal dhe arriti ta përballojë. Punonjësit e policisë kanë rrezikuar seriozisht jetën. Janë vënë përballë një situate të pallogaritur. Policia nuk është llogaritur të përballojë edhe grantat. Ky grup kriminal është arratisur nga një burg i BE dhe nuk është shpallur turp kombëtar, ka vrarë një polic.

Ajo ngjarje na prek të gjithëve. Ishte seria e pestë e një seriali të nisur prej kohësh. Ajo që ndodhi pardje, ishte se Forcat e Sigurisë kanë reaguar fort. Kushdo mund të ketë të drejtë ti japë udhë imagjinatës, por unë them se futja në imagjinatë nuk na con gjëkundi se gjëra të tilla mund të ndodhin kudo. Nuk është kjo arsye për të dramatizuar atë që ndodhi. Morëm masa për t’i dhënë fund një historie turpi të nisur 20 vite më parë. Nëse i hyni historisë, do gjeni edhe emra të njohur që kanë kontribuar në këtë situatë. Kemi cënim dhe jo rrëzim të sigurisë, nuk mund të flasim për rrëzim të sigurisë kombëtare për atë incident që ndodhi në Rinas”, shtoi Lleshaj.

Sa i takon debatit për vendosjen e FA në perimetrin e sigurisë së aeoportit, Lleshaj tha se Ushtria e ka detyrë Kushtetuese të kontributojë për sigurinë. Ministri i Brendshëm tha gjithashtu se gjendja e sigurisë në aeroportin e Rinasit tashmë është masimale. “FA e kanë detyrë kushtetuese të kontribuojnë në ndihmë të Policisë së Shtetit. Kjo histori do të menaxhohet dhe do zgidhet në mënyrë të vendosur. Situata në aeroport sot është e padiskutueshme e sigurtë. Gjendja e sigurisë në aeroport është vendosur në parametra maksimalë të sigurisë. Veprimtaria do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë”, u shpreh Lleshaj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 17 korrik

Dashi Ky është një moment shumë i mirë për të pushuar dhe...
Read More