Grabitet karburanti në rrugën Korçë-Bilisht, autorët qëllojnë me armë në drejtim të policisë

maska-grabitje

Një grabitje e armatosur është regjistruar në një pikë karburanti në aksin nacional Korçë-Bilisht, ku një grup prej katër personash kanë vjedhur kasafortën një karburanti me një shumë të hollash dhe më pas kanë shkëmbyer edhe zjarr me punonjësit e policisë. Burime zyrtare policore bëjnë me dije se, ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së djeshme, teksa 4 persona kanë ndaluar tek pompa e furnizimit të karburantit në dalje të qytetit të Korçës dhe pasi punonjësi ka dalë për tu shërbyer, ata e kanë dhunuar dhe e kanë mbyllur në tualetin e pikës së karburantit. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth ortës 01:00 të mbrëmjes së djeshme në afërsi të fshatit Dishnicë, teksa katër persona të maskuar dhe të armatosur sulmuan një pikë karburanti pranë këtij fshati. Janë të njëjtat burime që konfirmojnë se, personat kanë mundur të arrijnë deri tek kasaforta dhe kanë nisur ta hapin atë, por në këtë moment zhurmat kanë shqetësuar një prej familjeve në afërsi të pikës dhe për këtë kanë njoftuar policisë. Pasi është sinjalizuar policia, në momentin që ka mbërritur ka shkëmbyer zjarr me grabitësit, të cilët kanë mundur të largohen me automjetin e tyre. Burime prabë grupit hetimor bëjnë me dije se, ka dyshime që ata e dinin mirë vendin ku ndodhej kasaforta, pasi nuk iu është dashur shumë kohë për ta hapur e për të marrë që aty një shumë të konsiderueshme parash, ndonëse roja arriti të telefononte policinë dhe pronarin e biznesit. Pas ngjarjes, uniformat blu kanë ngritur pika të shumta kontrolli në pjesë të ndryshme të segmentit rrugor dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në lidhje grabitjen, grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet shuma që autorët arritën të rrëmbejnë nga vendi i ngjarjes. Kohët e fundit grabitjet e karburanteve janë kthyer në “modë” ndërsa kanë rezultuar edhe fatale për punonjësit e tyre. Pak ditë më parë 4 persona të maskuar dhe të armatosur pasi dhunuan punonjësin e një pike karburanti në Elbasan, rrëmbyen në banesën e pronarit të saj një nën kërcënimin e armës shumën prej 1550 euro dhe 3 milion lekësh të vjetra. Nga grabitja mbeti i plagosur si pasojë e goditjeje me qytën e armës një 70-vjeçar i cili ishte edhe pronari i pikës së karburantit që mbeti pre e grabitjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Khloe Kardashian: Dua që vajza të më ngjajë nga…

Khloe Kardashian ka thënë se dëshiron që vajza e saj të ketë...
Read More