Gjyqtari Broci kërkon largimin e Ina Ramës nga gjykimi i çështjes së tij…

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Broci i ka kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelit të largojë nga gjykimi i çështjes së tij, kryesuesen e KPA, Ina Rama, për shkak të  një konflikti që kanë patur, kur ky i fundit ishte anëtarë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ina Rama është zgjedhur me short si kryesuesja e çështjes që do të shqyrtojë ankimin e gjyqtarit, Artan Broci, por ky i fundit në letrën e dërguar Kolegjit të Posaçëm thekson se ekzistojnë mundësia e një “hakmarrje”  ndaj tij.

Broci thekson se Ina Rama ka kërkuar nga KLD që të emërohej në vitin 2014 si gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës, por kjo kërkesë i është refuzuar nga KLD me vendim.

Këtë vendim Ina Rma e ka ankimuar në rrugë gjyqësore dhe e ka fituar këtë të drejtë në vitin 2015.

Por për gjyqtarin ekzistojnë mundësia që Ina Rama të mbaj qëndrime të njëanshme, gjatë shqyrtimit të çështjes së tij.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, njihet gjerësisht si Gjykata e Gjyqtarëve dhe përsa kohë Subjekti i Rivlerësimit ka qenë pjesë e asaj turpe gjykuese që ka rrëzuar pretendimet e zonjës Rama, SR çmon se janë prekur interesa të drejtpërdrejte të zonjës Ina Rama në atë proces, dhe shfaq qëndrimin se kjo rrethanë konkrete përbën arsye serioze për njëanshmëri”, thekson Broci në shkresën e tij.

Më tej kërkohet që Ina Rama të largohet vullnetarisht, ose të përjashtohet nga trupa gjykuese.

“Kërkoj: Heqja dorë nga gjykimi i Gjyqtares Ina Rama ose Përjashtimin e Gjyqtares Ina Rama nga Gjykimi i Çështjes (JR) me nr.27/2018 datë regjistrim, 29.10.2018 të subjektit Artan Broci.

Duke qenë se Kolegji i Apelimit në përbërjen e tij ka 7 gjyqtarë, kërkuese argumenton dhe faktin se largimi i gjyqtares znj. Ina rama nuk pengon funksionimin normal të organit Kushtetutës në dhënien e drejtësisë”, thuhetnë shkresën e gjyqtarit Broci.

“Panorama”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Alda Bardhyli: Pse duhet ta lexojmë Scott Fitzgerald?

    Nga Alda Bardhyli Nën yje, ‒ përsëriti ajo. ‒ Kurrë...
Read More