Gjykata e Shkodrës lë në burg 3 të dyshuarit për atentatin me tritol ndaj Lulzim Kullës

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg ndaj të arrestuarve të dyshuar për atentatit me tritol ndaj shtetasit Lulzim Kulla disa ditë më parë në Shkodër.

Shtetasit Endri Çopja, Alger Lulaj dhe Serxho Teta u shoqëruar në gjykatë nën masa të rrepta. Të arrestuarit nuk e kanë pranuar akuzën, duke deklaruar para gjykatës se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen dhe se ishte hera e parë që shkonin në Shkodër.

Por prokuroria ka si prova materiale pamjet e kamerave të sigurisë dhe përgjimet telefonike që dyshohet se lidhin Lulajn me atentatin, si personi që vuri motorin bombë me 400 gramë tritol pranë automjetit të Lulzim Kullës. Autorët e atentatit u kapën pak ditë më parë, pas një aksioni të gjerë të Policisë së Shkodrës dhe Elbasanit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sulmohet konsullata e Polonisë në perëndim të Ukrainës

Sulmues të paidentifikuar raportohet se kanë hapur zjarrë në konsullatën e Polonisë...
Read More