Gjirokastër/ Makina përfundon në përrua, një i plagosur

aksident

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Jorgucat të Gjirokastrës.

Mjeti tip “Benz” me targa GJ 7594 A, i cili drejtohej nga shtetasi me iniciale P.Q, rreth 65 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një përrua.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shkruar Nga
More from Revista User

6 “dhurata” që fëmijët me të vërtetë kanë nevojë në këto festa

Çfarë duan fëmijët për Krishtlindje ? Por, natyrisht, dhurata. Shumë, aq sa...
Read More