Gjermania dhe Japonia – në favor të tregut të lirë

merkel

Liderët e Gjermanisë dhe Japonisë janë shprehur fuqishëm në favor të tregut të lirë, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara e kanë detyruar grupin e 20 vendeve kryesore ekonomike (G20), që ta tërheqin përkushtimin për kundërshtim të protekcionizmit.

Mbrëmë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, kanë bërë thirrje për marrëveshje për tregti të lirë ndërmjet Japonisë dhe Bashkimit Evropian.

“Ne dëshriojmë tregje të hapura dhe të lira”, tha Angela Merkel mbrëmë në Hanover, në hapje të panairit të kompjuterëve, që sponzorizohet së bashku nga qyteti Hanover dhe Japonia.

Kryeministri Abe, i cili ishte në Hanover në kuadër të turneut të tij evropian, tha se Japonia “dëshiron të jetë kampion në mbajtjen e sistemeve të hapura së bashku me Gjeraninë”.

“Në kohën kur ne po argumentojmë shumë për tregti të hapur, kufij të hapur dhe vlera demokratike, është shenjë e mirë se Japonia dhe Gjermania, nuk kanë mospajtime”, tha Angela Merkel.

Në këtë kuadër, zonja Merkel nuk e ka përmendur direkt presidentin amerikan, Donald Trump, i cili i ka vazhduar komentet “Amerika së Pari”, që i ka përdorë gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe i ka sulmuar disa marrëveshje tregtare globale, të cilat i kishte nënshkruar administrata e ish-presidentit, Barack Obama.

Shkruar Nga
More from Revista User

Venezuelë: Arrin në 24 numri i të vdekurve në protesta

Në një valë të re të dhunës për shkak të protestave masive...
Read More