Gjendet i vdekur në banesë 24-vjeçari, policia heton për vrasje

850x636_skene1476433903

Një 24-vjeçar është gjetur pa jetë në rrethana misterioze në banesën e tij në rrugën “Don Bosko”, në kryeqytet dy ditë më parë. Menjëherë pas kësaj, policia e kryeqytetit ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje pasi ka ngritur dyshimet se nuk bëhet fjalë për një vdekje natyrale. Mësohet se 24-vjeçari i identifikuar me emrin Endri Dhimitri ishte vizituar në spital në datën 29 Nëntor pasi sipas mjekëve të këtij spitali ai kishte ndier dhimbje të forta në pjesën e barkut. Pas vizitës nga bluzat e bardha mësohet se 24-vjeçari është mbajtur nën monitorim për rreth 6 orë dhe më pas është larguar nga spitali. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se, Dhmitri jetonte në kryeqytet pasi kishte marrë një banese me qera bashkë me dy shokët e tij. Ndërsa ishin këta të fundit që pasi janë marrë në pyetje nga ana e uniformave blu kanë treguar se mbrëmjen e 28 nëntori gjatë festimeve të festës së pavarësisë në një prej lokaleve të kryeqytet, të tre shokët kanë konsumuar një sasi alkooli ndërsa njëri prej tyre, 24-vjeçari Dhimtri kishte ndjerë shqetësime. Për këtë mësohet se ai iu drejtua Spitalit të Traumës në kryeqytet por, mjekët nuk konstatuan ndonjë problem serioz dhe për këtë i riu shkoi sërish në banesë. Një ditë më pas, paraditen e 30 nëntorit Dhimitri i është drejtuar sërish spitalit pasi ka ndjerë dhimbje të forta në bark, por sërish mjekët nuk kanë konstatuar ndonjë problem serioz për 24-vjeçarin. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se, mjekët e kanë këshilluar të marrë ilaçe 24-vjeçarin Dhimitri dhe të largohej për në shtëpi pasi gjendja e tij do të stabilizohej. Pasi shkoi drejt banesës, i riu është ndjerë keq sërish dhe shokët njoftuan ambulancën për ta dërguar në spital. Por i riu ndërroi jetë sapo ambulanca mbërriti në shtëpinë e tij. Ndërkohë burime pranë policisë së kryeqyteti bëjnë me dije se, tashmë kanë nisur hetimet pasi dyshohet se vdekja e të riut nuk mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale. Tashmë pritet që pas kryerjes së autopsisë të përcaktohet edhe shkaku i vdekjes së të riut. Këta të fundit nuk përjashtojnë edhe mjekimin e pakujdesshëm nga ana e mjekëve dhe për këtë janë sekuestruar edhe kartelat klinike të qëndrimit të tij në spital, për të parë kujdesin që është treguar ndaj tij nga personeli mjekësor i spitalit të traumës. Një pistë tjetër në të cilën po heton policia e kryeqyteti është ajo e vrasjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sekreti i ardhmërisë suaj është shkruar në dorë?

Ndoshta nuk e keni ditur, por shuplaka zbulon shumë gjëra për ju...
Read More