Garçonët galez, Një listë dëshirash e përbërë nga meshkujt francezë

Ndoshta nuk janë nga ata bukuroshët tipik, tërë sy e buzë (Çfaaaarë? Mund të na tregonte ndonjëra një foto të modelit Gaspard e të na i mbyllte gojën, por ne jemi të vendosura të vazhdojmë), por askush nuk e mohon dot që ata kanë sharm.

Shumë prej tyre kanë pasur partnere në jetë gratë më sexy të planetit dhe kjo është një provë më shumë për forcën e tyre tërheqëse që asnjëra nga ne nuk do i rezistonte dot

Oh oui!

Gérard Depardieu

G-rard-Depardieu-gerard-depardieu-32054851-1024-768

Nuk është simboli i burrit sharmant francez, por askush tjetër nuk e simbolizon më shumë se ai francezin, të paktën në kinematografi (dhe pse ironia e do që tashmë të jetë një shtetas rus).

Për hir të gjithë kujtimeve, moniseur Depardieu nuk mund t’i mungonte kësaj liste.

Oh ouii
Jean Reno

Jean Reno

Është lindur në Marok nga prindër spanjoll, por për hir të tipareve dhe personalitetit, i natyralizuari në francez ta mbush mendjen për një francez 100 për qind natyral.

Oh ouiii
Serge Gainsbourg

004-serge-gainsbourg-theredlist

Ka shumë elementë për të vlerësuar forcën tërheqëse të një mashkulli, një nga ata është edhe suksesi me femrat. Dhe nëse një burrë ka pasur të dashura dy nga divet e historisë së feminilitetit si Brigitte Bardot dhe Jane Birkin, nuk ke çfarë të shtosh më. Ky është sharmanti i shëmtuar Serge Gainsbourg.

Oh ouiiii
Jean Dujardin

jean dujardin

I vetmi aktor francez me çmim Oskar për rolin në filmin pa zë të vitit 2011 “The artist”. Që do të thotë që ka folur vetëm me plastikën e mimikës së tij, vështrime, sharm, dhe nuk është ndihmuar fare nga theksi seksi i frëngjishtes.

Oh ouiiiii
Olivier Martinez

Olivier Martinez

Arriti të binte në sy edhe pse krahas tij luante një ujk i vjetër i thyerjes delikate të zemrave si Richard Gere. Ishte filmi “Tradhtia” ku ai luante rolin e të dashurit sekret të Diane Lane. Tashmë është bashkëshorti real i një aktoreje tjetër amerikane, Halle Berry i njohur edhe për thyerjen aspak delikate të kockave të njerëzve që nuk i ka aq qejf.

Oh ouiiiiii
Yuksek

yuksek dj

Pierre-Alexandre Busson, një producent muzikor dhe dj francez, që nuk ka lënë vëmendjen të ngelet te duart e tij.

Oh ouiiiiiii
Gaspard Ulleil

Gaspard Ulliel

Mos e humbëm rrugës qëllimin për të gjetur dhe mbledhur në një listë dëshirash jo më të bukurit e Francës, por ata që e mbartin atë tharmin misterioz të sharmit? Ndoshta! Por fajin me siguri e ka fytyra e këtij djali. As trupi nuk ngelet pas që ta dini. Është aktor dhe model i Longchamp, fiks si Kate Moss. Tani edhe femrat mund të kenë idhullin e tyre të pasarelave.

Oh ouiiiiiiii
Allain Delon

Photo studio : portrait de face souriant d'Alain DELON fumant une cigarette.
Photo studio : portrait de face souriant d’Alain DELON fumant une cigarette.

Mund të quhet fare mirë modeli i një mashkulli. Shpesh herë ironizohet me shprehjen “Nuk je Allain Delon!” Sytë blu dhe fytyra perfekte, fiziku gjithmonë në formë, po të gjitha gratë ishin të dashuruara pas tij!

Oh ouiiiiiiiii
Camille Lacourt

Camille-Lacourt-900-600

I gjatë, shpatulla të gjera, biond, me sy bojëqielli. Shumë cliche? Cliche është fjalë franceze dhe jemi gati ta duam dhe atë kur përshkruan një djalë si Camille Lacourt, notarin francez që çmendi publikun në Lojërat Olimpike të Londrës. Dhe sikur mos të mjaftonin të gjithë këto, rrëmbeu dhe ca medalje.

Oh ouiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
Vincent Cassel

This Is Your Story

Ish-bashkëshorti i ikonës së bukurisë femërore Monica Belluci. Për këtë duhet të jetë edhe mashkulli më i vlerësuar në komunitetin e femrave? Hidhini një sy manjatit që ka për krah Belluci tani dhe do e kuptoni që jo. Është për sharmin e tij prej djali të pabindur, për atë ironinë e lehtë të vështrimit, për nervat dhe muskujt e fytyrës mashkullore. Po bëhet shumë erotike? Epo tani jemi në majë të renditjes, lejohen ëndërrimet, mos harroni trupin sexy!

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ekspertiza e vdekjes së shoferit të Xhafajt: U konstatuan edhe faktorë…

  Ekspertiza paraprake ka konfirmuar vetëvrasjen e gardistit 31- vjeçar Shkëlzen Qordja,...
Read More

More Stories