Flet studenti që i hodhi bojë Veliajt: Më kërcënuan me vdekje

Një ditë pasi goditi me bojë Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, studenti Gëzim Almeta ka folur për mediat, ku ka rrëfyer detaje nga ngjarja e djeshme.

Përsa i përket goditjes së kreut të Bashkisë Tiranë me bojë, Almeta tha se kjo ishte nje mënyrë protestimi nga ana e tij si qytetar i lirë kundrejt premtimeve të pambajtura nga Veliaj apo edhe Kryeministri Rama ndaj studentëve dhe se ky akt i ndërmarrë nga ai nuk ishte aspak politik.

Ndër të tjera rreth ngjarjes së djeshme ai është shprehur:

“Me goditën me grushta dhe më thanë do të vrasim sapo të dalësh nga komisariati. I njoh të gjithë policët personalisht, nuk kam gjë me ata por me atë që dha urdhrin politik. E degjova Erion Veliajn kur iu tha efektivëve rriheni atë djalin….

Jam mbajtur në bodrumin e Bashkisë për 25 minuta derisa erdhën Shqiponjat. Më kanë ushtruar dhunë serish, nuk kam bërë rezistencë.

Efektivët e Shqiponjës me provokuan duke më goditur pas shpine kur isha I prangosur. Më kanë goditur edhe mua dhe shokun tim.

Kam berë ditën e djeshme denoncim ndaj personave për rastin… do t’i verifikojnë organet kompetente. Kur kam bërë denoncimin dje  nuk kërkuan ta merrnin një gjë të tillë.

Te Komisariati Nr. 1 kam ndenjur 8 orë.  Vendosa ta merrja vendimin e djeshëm si qytetar i lirë. Jetojmë në demokraci, jam i lirë dhe vendosa ta merrja atë vendim sepse mbrojë të drejtat e mija të studentit….Akti ishte një nismë studentore. Opozita protestojë vetë në shesh…. Une kam protestuar edhe me ta me duar në xhepa dhe më kanë arrestuar dhe kanë ushtruar presion ndaj familjes.”

I pyetur nëse ndihet i kërcënuar për jetën Almeta është shprehur:-“ Absolutuisht jo, unë jam në Tiranë, jam ne vendin tim. Këtu kam lindur dhe jam rritur…. Nuk jam pjesë e PD-së. Protestojë për të drejtat e mija, lirinë dhe flamurin kombëtar.”

Në lidhje me padinë e ngritur nga ai, Almeta tha se: “Nuk pres te ndodhë asnjëlloj gjeje, sigurisht që do të jetë një vendim i marre kundra meje… Në ngjarjen e djeshme ka patur dëshmitar me mijëra persona punonjës të Bashkisë. Edhe brenda institucionit ka patur por i kanë fshirë të dhënat… Na kanë marrë telefonat efektivët për të na fshirë të dhënat duke përfshirë dhe foto familjare…Kemi material nga dhuna e ushtruar, video, i kemi depozituar në polici”, – u shpreh Almeta. Faxweb

Shkruar Nga
More from Redaksia

Të shtëna me armë në një universitet në SHBA, dyshohet për 2 të plagosur

  Disa të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur në...
Read More