Fitoi dy çmime Grammy, Dua Lipa: Ëndërr e bërë realitet, jam e përulur dhe mirënjohëse

Këngëtarja me origjinë  shqiptare Dua Lipa ka fituar mbrëmjen e së  dielës dy çmime në  61 vjetorin e Grammy Awards.

Ndonëse ishte nominimi i saj i parë , Dua Lipa arriti të  rrëmbejë  çmimin e “Best New Artist” dhe atë  të  “Best Dance Recording” për këngën “Electricity” në  bashkëpunim me Silk City dhe Diplo e Mark Ronson.

“Falenderoj fansat e mi që më lejuan të isha versoni më i mirë i vetes sime”, tha ajo gjatë fjalës së mbajtur teksa mori trofetë.

Në kategorinë “Best New Artist”, Dua u përball me bashkëatdhetaren e saj Bebe Rexha, e cila nuk arriti të fitonte ndonëse u nominua edhe në një tjetër kategori.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Tarifat për importet”, jep dorëheqjen këshilltari kryesor ekonomik i Trump

  Këshilltari kryesor ekonomik i presidentit amerikan, Donald Trump, ka dhënë dorëheqjen....
Read More