‘Firma e përgjakshme’ e Admir Muratajt

 

Dhjetëra portale në Greqi kanë publikuar foton e trupit të pajetë të Admir Muratajt. Për to, Murataj ishte pjesë e një bande të frikshme, që kishte terrorizuar vendin fqinj për vite të tëra. Portali LamiaNow shkruan se ai kishte grabitur 1 milion euro në një bankë në Lamia, por asnjëherë nuk u mësua se ku është shuma. Murataj u burgos në Trikala dhe më pas u arratis prej andej për të vazhduar serinë e krimeve në Shqipëri. Kurse portali 24/7 shkruan se menjëherë pas vrasjes së Muratajt, policia shqiptare ka kërkuar ndihmë nga Greqia për identifikimin e trupit. Jo vetëm kaq, por policia shqiptare druhet se bashkëpunëtorët e Muratajt mund të kenë kaluar për në Greqi pas vjedhjes në Rinas. Më poshtë një raportim nga portali grek ‘Reader’ për një krim të Muratajt:

Nënshkrimi i tij ishte i përgjakshëm, me tre plumba në kokën e një punonjësi të një pike karburanti në Manastirin e Domokos. Ky ishte Admir Murataj.

Në fund të dhjetorit 2012, pak para se të ndryshonte turni, një 45-vjeçar shkoi te pika e karburantit që të zëvendësonte babanë e tij, që punonte aty shumicën e ditës.

Pesë minuta më vonë, një bandë e paskrupullt me banditë shqiptare, përfshirë këtu Admir Muratajn, sulmoi stacionin e karburantit dhe nën kërcënimin e armëve kërkoi të ardhurat. Hetimet në zonë dhe informacionet e siguruara nga policia speciale- te pika e karburantit nuk funksiononin kamerat e sigurisë- tregojnë se punonjësi 45-vjeçar bëri rezistencë.

Ky ishte gabimi i tij fatal, pasi krimineli i ashpër Admir Murataj i vuri armën në kokë dhe tërhoqi këmbëzën e kallashnikovit. Tre plumba nga arma e rëndë luftarake e gozhduan 45-vjeçarin, që humbi jetën në vend.

Banda mori më shumë se 3 mijë euro nga viktima dhe u zhdukën në një rajon që e njihnin shumë mirë.

Pak muaj më vonë, Admir Murataj do të arrestohej dhe do të dërgohej në burgun e Trikalës. Nga atje, duke qenë anëtar i bandës famëkeqe të Marian Kolës (që vdiq gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat speciale), do të arratisej bashkë me 10 kriminelë të tjerë shqiptarë. Thuhet se fillimisht u largua për në Kosovë, prej andej në Shqipëri.

Epilogu i jetës së tij u shkrua në aeroportin e Tiranës pas një grabitje të rrezikshme.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Zbulohet gazetari që intervistoi dëshmitarin X, kush është Jetmir Olldashi

  Partia Demokratike nuk e bëri të ditur emrin e gazetarit që...
Read More