fbpx

Aktualitet

EU-OCS: Kokaina i përket kartelit “Clan de Golfo”, u kap në bashkëpunim





               Publikuar në : 13:41 - 02/03/18 |
mapo.al

EU-OCS, i njohur edhe si Observatori Europian për Krimin dhe Sigurinë, në faqen e saj shkruan se në Shqipëri janë kapur 613 kilogramë kokainë.


Sipas Radka Sestakova, aksioni është kryer në koordinim me Flotën Kombëtare Kolumbiane dhe agjenci ndërkombëtare.



Në shkrim thuhet se kokaina e kapur i përket një grupi të lidhur me kartelin famëkeq “Clan de Golfo”.


Ky kartel është përgjegjës për dërgimin e sasive të mëdha të narkotikëve në portet e ndryshme të Europës.

Flota Detare e Karaibeve, së bashku me agjenci të tjera ndërkombëtare europiane dhe amerikane, kanë kapur këtë vit më shumë se shtatë ton kokainë, thuhet në shkrim.

Raportohet se kjo sasi kokaine është më e madhja e kapur në Shqipëri.



Pas