Ermal Meta flet shqip e ka një mesazh për median shqiptare: Po gaboni rëndë …

Ermal Meta flet shqip. Këtë herë ka folur në gjuhën e tij, Ermal Meta dhe ka një mesazh për të gjithë mediat dhe gazetarë shqiptarë.

Ai kërkon që të mos spekulohet me jetën e tij.

‘Mos spekuloni me jetën time’, shkruan këngëtari shqiptar që fitoi Sanremon.

Ja çfarë shkruan Ermal Meta në Facebook:

Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:

Mos spekuloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër.

Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.

Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.

Faleminderit për vëmendjen.

Shkruar Nga
More from Revista User

Si ta bartni këmishën në katër mënyra të reja

Duke pasur parasysh që këtë sezon këmishët klasike janë bërë shumë të...
Read More