Ermal Meta, favorit për të fituar ‘Sanremo 2018’

 

Ky festival do të zhvillohet për pesë ditë rresht, në skenën e së cilit do të ngjiten emra të njohur të muzikës italiane.

As këtë vit nuk do të mungojnë shqiptarët dhe është pikërisht Ermal Meta, kantautori shqiptar me prejardhje nga Fieri, që për të tretin vit radhazi sprovon veten në këtë festival.

Meta vjen këtë herë në duet me Fabrizio Moro, me këngën “Nuk më keni bërë asgjë”, dhe trajton temën e rrezikut terrorist.

“Kënga jonë është një rebelim i njerëzimit ndaj frikës së terrorizmit”, kanë deklaruar dy këngëtarët në fjalë.

“Gjatë verës, kemi marrë mjaft mesazhe nga fansat tanë të cilët ishin të frikësuar të merrnin pjesë në koncertet tona.

Kështu lindi ideja e nevoja për të treguar dëshirën e njerëzve për t’u rebeluar ndaj asaj çka po ndodh.

Kjo këngë tregon atë çka njerëzit kanë vuajtur nga terrorizmi, sidomos ai mediatik i këtij viti të fundit”, kanë shtuar më tej ata.

Ndërkohë sipas kritikëve muzikorë italianë, kjo këngë mund të jetë dhe fituesja e Festivalit “Sanremo 2018”, përderisa në shumë prej medieve në Itali është cilësuar si favorite.

Kujtojmë që Ermal Meta vitin e kaluar arriti të marrë çmimin e tretë në “Sanremo”, ndërsa më pas në tetor u dominua edhe për çmimin “Kënga më e mirë italiane”, në MTV EMA 2017.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 23 gusht

Ky është horoskopi për ditën e enjte, 23 gusht 2018 që sjellim...
Read More