Emergjenca në bregdet? Njihuni me Silvën, policen nga Vlora që ju vjen në ndihmë…

Gjithkush mund të ketë nevojë për urgjencën apo dhe policinë sidomos në periudhën e verës.

Që prej muajit të kaluar Policia e Shtetit në disa rrethe ka kaluar në gatishmëri pikërisht për t’i ardhur në ndihmë dhe për t’iu shërbyer qytetarëve gjatë pikut të sezonit turistik, kur fluksi i pushuesve sigurisht që është i madh.

Në kuadër të këtij sezoni qytetarëve që pushojnë në plazh iu vjen në ndihmë edhe Silva, një efektive policie në Komisariatin e Vlorës që patrullon në bregdet.

“Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!

Unë jam Silva Binaj, 29 vjeçe, punonjëse policie në Komisariatin Vlorë.
Jam punonjëse e Policisë së Shtetit prej 4 vitesh dhe aktualisht për sezonin turistik patrulloj në bregdet.

Për çdo emergjencë telefononi Policinë e Shtetit në numrin 112!”,- shkruan ajo në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

 

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dua Lipa ka fanse të çmendur… Paris Hilton!!

  Dua Lipa dhe Paris Hilton janë yje shumë të famshme, secila...
Read More