Elvana Gjata nuk ishte ‘molla e sherrit’…. zbulohen detaje të reja

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka siguruar prova të reja në ngarkim të Ervis Martinit, për të cilin kërkon arrest me burg për ngjarjen në ish-Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Burimet bëjnë me dije se ka mbërritur ekspertiza e telefonit të Martinit nga Izraeli. 

Ervis Martini u kërkon Eljon Hatos dhe Fabian Gaxhës që të marrin armët dhe të shkojnë në lokalin e Redi Popoeskut, Monopol.

Prokuroria instiston se telefoni i Martinit është si një minierë ari dhe do të sjellë zhvillime të reja lidhur me hetimet.

Pra, sipas prokurorisë nuk ka qenë takim i rastësishëm siç ka thënë Martini në dëshminë e tij dhe sherri nuk ka pasur si shkak ngacmimet e këngëtares Elvana Gjata, por për konflikte të mëparshme.

Kjo është një provë e re por ekspertiza e telefonit mund të nxjerrë të tjera detaje.

Megjithatë këngëtarja vazhdon të jetë në ‘arrati’, pa asnjë shfaqje publike që prej ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Bombat në SHBA: Demokratët akuzojnë presidentin, zbulohet adresa nga u nisën pakot

    Autoritetet amerikane u angazhuan menjëherë që prej së mërkurës, me...
Read More