Elina Duni, në ditët e kulturës shqiptare

elina-duni-1

Në kuadër të “Ditëve të Kulturës Shqiptare”, Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me ambasadat e Republikës së Kosovës, organizon shfaqje të filmave, ekspozita, koncerte e shumë ngjarje të tjera kulturore në Vjenë, Malmo, Berlin, Bernë dhe Londër. Në këto aktivitete marrin pjesë artistë të njohur dhe mes tyre dhe këngëtarja Elia Duni. Eventet do të mbahen në këto qytete, duke i dhënë theks të veçantë shfaqjes së filmit të regjisorit tashmë të ndjerë Besim Sahatçiu, që do të ndodhë në Londër. Filmi i Sahatçiut do të shfaqet në Londër për shkak të familjes së tij që gjendet atje, ku mund të jetë e pranishme  edhe mbesa e tij këngëtarja e njohur Rita Ora. “Jemi munduar që në këto qytete përpos promovimit të kulturës sonë, gjithashtu të inkuadrojmë artistë tanë të mëdhenj që jetojnë atje. Sivjet do të kemi ekspozitë nga Fadil Berisha “Albanian Beauty”, në kuadër të Ditës së Filmit Shqiptar do të shfaqim edhe filmin “Shok”. Pastaj do të shfaqim një film të shkurtër të regjisorit tonë tashmë të ndjerë Besim Sahatçiu, ku këtë e bëjmë në Londër për shkak të familjes së tij që gjendet atje, ku është edhe Rita Ora mbesa e tij. Për të vijuar me shfaqjen “Sikur kjo të ishte shfaqje”, që është e produksionit “La Rreme” në bashkëpunim me Teatrin Oda, shfaqje kjo që prezanton më së miri të shkuarën tonë e që vjen nën regji të Agon Myftarit. Po ashtu do të kemi një koncert nga këngëtarja Elina Duni”, tha Kushtrim Sheremeti, këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Diasporës. Në lidhje me atë se a do të jetë Rita Ora e pranishme në shfaqjen e filmit të Besim Sahatçiut në Londër, Sheremeti tregon se sipas Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër, deri më tani nuk kanë marrë ndonjë konfirmim, por nëse këngëtarja Rita Ora nuk do të ketë ndonjë angazhim tjetër besohet se ajo do të jetë e pranishme. Do të jetë filmi “117” i Sahatçiut ai i cili do të shfaqet në këtë organizim kulturor, që synon promovimin e kulturës shqiptare. Filmi është i realizuar në vitin 1976 ndërsa ka fituar Pllaketën e Artë në Festivalin e Filmit Dokumentar dhe të Metrazhit të Shkurtër në Beograd, në vitin 1978. Por nëse buxheti i Ministrisë së Diasporës do të ishte më i lartë këtë aktivitet do ta zgjeronin në gjithë botën, aty ku ka shqiptarë. “Sivjet këto aktivitete do të organizohen në Vjenë, Malmo, Bern, Berlin edhe Londër, duke e pasur parasysh se kjo ministri ka buxhetin më të ulët në qeverinë e Kosovës, dhe ky buxhet na e kushtëzon që këtë aktivitet ta bëjmë në gjithë botën”, përfundoi Sheremeti. Ky organizim do të nisë me 22 nëntor e do të zgjasë deri më 5 dhjetor.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ndërron jetë turisti francez, u rrëzua në Llogara

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në qytetin e Vlorës. Raportohet se ka ndërruar...
Read More