Elbasani vijon traditën, mijëra qytetarë për Ditën e Verës

 

Ndryshe nga Tirana që shtyu festën e Ditës së Verës për në 17 mars, pas “parashikimit” të kryebashkiakut Erion Veliaj se sot do binte shi me gjyma, Elbasani nga ana tjetër ka vijuar traditën.

Mijëra qytetarë po marrin pjesë në festimet e qytetit simbol të festës pagane. Siç duket edhe nga pamjet që sjell MAPO, bulevardi kryesor i qytetit dominohet nga ngjyrat festive, ndërsa të shumta kanë qenë edhe aktivitetet argëtuese, edhe pse ka munguar dielli.

Në Elbasan nuk munguan as krerët e lartë të politikës si kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha.

Edhe qytetet e tjera të vendit kanë festuar me aktivitete të larmishme Ditën e Verës e cila shënon ikjen e dimrit dhe trokitjen e pranverës.

Mirëpo si për çudi, i vetmi qytet ku nuk ka festë është Tirana. Kjo ndodh për herë të parë që në kryeqytet nuk festohet 14 marsi, por 17 marsi. Ishte kryebashkiaku Erion Veliaj i cili vendosi shtyrjen e festës për të dielën pas “parashikimeve” të tij se mbi kryeqytet do kishte “furtunë dhe shtrëngata shiu qamet”.

Mirëpo, të paktën deri në mesditë, në qiellin e Tiranës, përveç reve, nuk ka reshje shiu. Dhe nga këtu kuptohet qartë se motivet e vërteta të shtyrjes së festës nuk kanë qenë fort të lidhura me kushtet atmosferike…

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Zgjedhjet në Gjermani/ Exit-Pollet: Merkel fiton mandatin e katërt

Angela Merkel po shkon drejt një mandati të katërt si kancelare e...
Read More