Easyjet devijon fluturimin pas “bisedës terroriste” në bord

easyjet

Një aeroplan që udhëtonte nga Sllovenia në Mbretërinë e Bashkuar, bëri ulje të paplanifikuar, pasi piloti u alarmua për një “bisedë të dyshimtë” me “përmbajtje terroriste”.

Tre burra u arrestuan pasi fluturimi i kompanisë Easyjet, nga Lubjana në Stansted, ka devijuar në aeroportin e Këlnit në Gjermani, të shtunën pasdite.

Të 151 pasagjerët në bord janë evakuuar dhe fluturimet janë pezulluar për tri orë.

Një çantë që u përkiste tre të dyshuarve u hodh në erë nga policia.

Policia e Këlnit tha se pasagjerët e tjerë e kanë njoftuar ekuipazhin për bisedën midis tre burrave.

Policia tha se biseda ka pasur “përmbajtje terroriste” por nuk dha më shumë detaje.

Easyjet tha se kapiteni ka marrë vendimin për të ateruar në aeroportin e Këlnit si masë paraprake për sigurinë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Katy Perry e Orlando Bloom plot elegancë në Romë

Ata janë duke shijuar një javë pushim në Romë, pasi iu kthyen...
Read More