E rëndë në kosovë, e mitura u përdhunua edhe nga avokati

 

Gjykata e Prishtinës ka caktuar 30 ditë paraburgim edhe ndaj avokatit Gazmend Halilaj, të dyshuarit të katërt në rastin e abuzimit sekslual të 16 vjeçares nga Drenasi. Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Halilaj dyshohet se në cilësinë e avokatit të profesorit të dyshuarit Sh.Xh.e ka shfrytëzuar rastin dhe ka krijuar afërsi me vajzën e mitur N. N. nga Drenasi.

“Ekziston dyshimi i bazuar se si avokat i të dyshuarit ka përfituar nga ky rast dhe sipas tij që nga fundi i vitit 2017 është njohur nga afër me vajzën dhe ka filluar të shoqërohet me të dhe të hyjë në lidhje, raporte dashurie”, thuhet në në kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj avokatit.

Në dosje tutje thuhet se ekzistojnë prova si ‘screen shots’ dhe audio incizime të cilat vërtetojnë dyshimet se Halilaj e ka keqpërdorur detyrën e tij dhe ka shfrytëzuar viktimën N.N. Avokati thuhet se e mbrojti profesorin deri në momentin kur viktima e ridenoncoi rastin në prokurori dhe Inspektorat Policor.

“I pandehuri Gazmend Halilaj duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i ka keqpërdor dhe tejkaluar kompetencat e tij në atë mënyrë që duke përfituar nga ai rast është afruar aq shumë me të dëmtuarën N. N. sa që edhe vet pastaj ka filluar ta keqpërdor seksualisht dhe të manipulojë me të duke e shtyrë që ajo t`i denoncojë personat tjerë për keqpërdorimet seksuale që i kanë bërë asaj”, thuhet në dosje të Prokurorisë. Krashas avokatit Halilaj, edhe polici hetues edhe profesori mbeten në paraburgim.

Ngjarja

Një 16-vjeçare është përdhunuar nga mësuesi i saj dhe më pas nga polici, ku ka shkuar për të bërë denoncimin. Hetuesi Vesel Veseli kishte marrë deklaratën, e kishte fotografuar të zhveshur dhe pas ekspertizës mjekoligjore e kishte shantazhuar, që ta detyronte të kryente marrëdhënie me të. Makthi i 16-vjeçares do të vazhdonte për një vit. Vajza mbeti shtatzënë me abuzuesin e saj, i cili e ka detyruar të abortojë në klinikën e një mjeku gjinekolog, Femi Ahmeti në Prishtinë. Kallzo.com

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ameba – vëllim me tregime nga Rigel Rizaj

Nga Diana Çuli - Para disa kohësh pata nëpër duar librin me tregime, Ameba,...
Read More