ShowBizz

E krahasojnë me Lady Gaga, reagon këngëtarja shqiptare: Jemi fqinje





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 13:22 - 17/03/19 |
mapo.al

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max mori famë ndërkombëtare me këngën e saj “Sweet But Psycho”. Fill pas lançimit të saj, ajo krahasohet tanimë pothuajse në çdo artikull me Lady Gaga-n. Ylli shqiptar në rritje e konsideron këtë krahasim si kompliment, teksa thekson se askush nuk mund të jetë si Gaga.


“Ajo ishte një nga divat më të mëdha të kohës sonë, dhe vazhdon të jetë”, u shpreh 25-vjeçarja për “Gay Times”. “Ajo ndodhet në treg prej shumë kohësh dhe nuk do zhduket asnjëherë”, tha ndër të tjera ajo, e cila vuri në dukje edhe afërsinë gjeografike me Gaga-n. “Unë jam shqiptare, ndërsa ajo është italiane. Kështu që jemi fqinje pak a shumë.”



Ava ka publikuar së fundmi hitin e ri “So Am I” dhe për një javë ka grumbulluar mbi 7 milionë shikime në You Tube.



Etiketa: ,

Pas