Dy persona bien në pranga, tentojnë të korruptojnë policët për të shmangur masën administrative

gjoba_1

Dy persona janë vënë në pranga pasi i kanë ofruar ryshfet punonjësve të policisë rrugore për të shmangur masën administrative.

Rasti i parë është shënuar në Korçë, ku në pranga është vënë shtetasi Sokol Selim, 46 vjeç, i cili drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa AA475OR i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore një shumë prej 3 500 lekë, për të shmangur masën administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Ndërkohë, në Delvinë është vënë në pranga një 24 vjeçar, Leo Majko. Arrestimi i tij u bë në qytetin e Delvinës pranë vendit të quajtur “Ura e Gajdarit”, pasi ky shtetas duke drejtuar mjetin e tij tip “Citroen” me targë ZZB 5382, ka tentuar t’i japë 2000 lekë (të rinj) punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që t’i shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi

Shkruar Nga
More from Revista User

Berlini në alarm, ja çfarë kishte brenda pakos së dërguar në emër të ministrit gjerman

Një pako e dyshimtë e dërguar në adresë të ministrit të Financave...
Read More