Dukesha e Sussex-it ka një kërkesë për Elton John

 

Meghan Markle duket se i ka kërkuar Elton John që t’i mësojë fëmijës së saj pianon, kur ai/ajo të jetë i rritur mjaftueshëm.

Një burim për “The Sun” bëri të ditur se çifti mbretëror beson se ai do të jetë mësuesi ideal për fëmijën e tyre, i cili pritet të vijë në jetë në muajin prill.

Dukesha e Sussex-it dhe princ Harry janë fansa të zjarrtë të këngëtarit Elton John. Ky i fundit performoi madje edhe në ceremoninë e tyre martesore, në muajin maj të vitit të kaluar.

Artisti 72-vjeçar duhet thënë se ka një histori të gjatë me familjen mbretërore, që daton nga viti 1970. Elton John njihet në veçanti për shoqërinë e tij të ngushtë me nënën e Harry-t, princeshën Diana.

Miqësia e tyre, sipas rrëfimeve të këngëtarit, ka lindur në kështjellën “Windsor”, ku po këndonte asokohe për ditëlindjen e 21 të princit Andrew.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 28 shtator

Dashi Do të jeni mjaft të aftë për të lexuar synimet e...
Read More