Drejtori i CIA-s: Rusia nuk po zmbrapset nga ndërhyrjet në Perëndim

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, pret që Rusia të shënjestrojë zgjedhjet në mes të mandatit në SHBA në fund të vitit.

Në një intervistë për BBC-në, Mike Pompeo tha se nuk ka patur ndonjë reduktim domethënës të përpjekjeve ruse për ndërhyrje në Evropë dhe SHBA.

Komuniteti i inteligjencës amerikane beson se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2016.

Megjithëse ka patur bashkëpunim kundër terrorizmit, Shefi i spiunazhit amerikan thotë se akoma e shikon Rusinë si rivale, duke ndarë shqetësimin e shumë vendeve evropiane rreth ndërhyrjes së saj.

I pyetur nëse shqetësimet e tij kanë lidhje me zgjedhjet e ardhshme të mes-mandatit në SHBA në muajin nëntor, Pompeo tha se priste që ‘Moska do bëjë përpjekje të ndërhyjë por se kishte besim se Amerika do jetë në gjendje të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të drejta’, duke u kundërpërgjigjur në mënyrë të tillë që impakti i tyre në zgjedhjet amerikane të mos jetë problematik.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vendi jonë do përfshihet nga i ftohti polar

Ditët e fundit të vitit 2016 sipas parashikimeve të meteorologëve do të...
Read More