Doni kurvin

Edison YpiNga Edison Ypi

Sipas një mendësie gjërësisht të rrënjosur anembanë trojeve tona kreshnike, krerët e politikës dhe pushtetit, dhe në përgjithësi barinjtë, si të tashëm, të kaluar, sigurisht dhe të ardhshëm, janë ca djaj që gjithmonë kanë gabuar e gjithmonë do gabojnë. Ndërsa “populli”, ky babaxhan i urtë e i pazararshëm që ha buk, fle gjumë, e punon nga pak, jo vetëm kurrë nuk gabon dhe gjithmonë ka të drejtë, por gjithmonë është viktimë e pafajshme, gjithmonë i bëjnë hile të tmerrëshme, gjithmonë i bien kot më qafë me një mijë e një mënyra e intriga të pabesa e të liga. Le të ngushëllohen mosbesuesit, me gjasa liberalë, të konstatimit të mësipërm. Ka syresh edhe konservativë aq hajvanë për të cilët sa më lart, jo vetëm nuk mund të jetë e vërtetë, por nuk bën as sens.
Që populli apo sovrani nuk gabon, është klishe e stërnjohur kudo në botë. Ndryshimi është se, ndërkohë që ndër ne kjo mendësi është tabu’, kudo ku kanunet pluraliste zbatohen sadopak, kjo mendësi, nuk është tabu’, preket, shqyrtohet, analizohet. Madje jo thjesht preket, por partitë politike, rrymat filozofike, teoritë sociale, dallojnë nga njëratjetra pikërisht nga fakti se në ç’masë e prekin këtë tabu’.
Aprovimi i Reformës në Drejtësi ka mbetur peng i kësaj mendësie primitive, mediokre, parapolitike, të turpshme, kontraproduktive.
Aprovimin e Reformës në Drejtësi nuk e pengon dot maja e politika dhe ligjbërja. Jo sepse janë engjuj të pafajshëm e të tjera dokrra, por sepse në kushtet e lojës pluraliste, janë të kushtëzuar nga fryma apo vullneti i gjithë të tjerëve, shumica dërrmuese e shqiptarëve, mizëria e të korruptuarve, hajdutët, shkelësit e kudondodhur të Ligjit, shejtanbudallenjtë besues naivë të rrenave të gjithfarë fantazive të çmendura korruptive që i qarkullojnë me shumicë veshmëvesh me njëritjetrin demek për ta pasur ndërgjegjen të qetë dhe të justifikuar lidhur me vjedhjet e çdo dite dhe çdo çasti që i bëjnë vetë.
Brenda këtij babeli moskuptues dhe keqkuptues, ata që merren me formalizimin e Reformës, të kushtëzuar nga mendësia monstruoze e elektoratit me të cilin duhet bërë kujdes si votuesa që janë, rëndësia e tyre nuk mund të jetë kyçe, por vetëm minimale, periferike.
E trishtë ta pohosh, por e vërteta është se pengues të Reformës janë bartësit e panumurt të mendësisë së sipërpërmendur të popullit që nuk gabon.
Populli gabon.
Krerë, barinj të mirë, janë ata që, në dobi të popullit, popullin e bëjnë zap, popullin e bëjnë të gabojë sa më pak.
Mendësia shqiptareske populiste, ka rrënjë të thella, kryesisht kurviste. Përcjellësit e saj janë qindramijra adhuruesit nekrofilikë të kurvit që ka 30 vjet që ka ngordhur.
Ndoshta s’kanë faj për dashurinë ndaj kërrmës së kurvit. Mbase duhet mirkuptuar dhe mëshiruar një popull energjik, dinamik, fantazioz, imagjinativ, kur, siç dihet;
S’ka respekt më të madh se respekti që rrjedh nga frika.
S’ka frymëzim më të fuqishëm se frymëzimi që vjen nga varri.
S’ka dashuri më të madhe se dashuria për përdhunuesin.
Tabloja është më se dëshpëruese. Mall të madh kanë këta njerëz për kurvin. Gjumi nuk i zë pa kurvin. I vetmi problem që kanë, i vetmi hall që i mundon, i vetmi kancer që i gërryen, i vetmi verem që i zgjebos, është dashuria për coftinën, kurvin.
Vazhdoni duajeni kurvin. Jo litarin që ka lënë sipër varrit. Litarin nuk e la për ju që e deshët dhe e doni, e la për ne që kurvin vetëm e refuzuam. Vazhdoni pra ta adhuroni. Veçse dijeni që jo Reformë në Drejtësi, por edhe rritjen e mirqënies, shtimin e perspektivës, përmirësimin  e rendit, duhet t’i harroni.
Vazhdoni ta doni kurvin. Se kurvi pritshmëritë virtuale-delirante-halucinante i plotëson, ankesat i hesht, plagët i shëron, nevojave u bën derman. Jini të sigurtë se po deshët kurv, kurv do keni. Po pritët kurv, kurv do ju vijë. Po ëndërruat kurv, sa të hapni sytë kurv do shikoni.
Problemi është se kurvi i ngordhur dhe adhurimi juaj nekrofilik, janë një delir shterpë që mban zvarrë Shqipërinë e të gjithëve.
Kërkoni nga shteti punë ku të bëni sikur punoni. Këtë e bën vetëm kurvi. Prandaj kurvit mos j’u ndani.
Ju kërkoni shërbim shëndetësor falas që nuk shëron asnjë sëmundje. kurvi këtë e arrin, prandaj kurvi ju mungon.
Doni në xhami dhe në kishë të shkoni me përtesë, ose të mos shkoni fare. kurvi i rrafshoi krejt, prandaj kurvit i faljuni.
Doni të spiunoni dhe ta vrisni njëritjetrin. Për spiunllëqe dhe vrasje kurvi ishte gjenial, ngrijeni kurvin nga varri, lutjuni t’ju mbajë leksione.
Shihni socfilma. Për asnjë arësye tjetër veç asaj se në ato filma kurvi ësht edhe atje ku s’ësht, kurvi shihet edhe ku nuk duket, kurvi dëgjohet edhe kur nuk flet, kurvi lëviz edhe ku nuk ndodhet, kurvi ndodhet edhe ku nuk ekziston.
E vetmja gjë që lexoni nëpër gazeta për historin e pasluftës së fundit janë historirat e kurvit, për kurvin, me kurvin. Domethënë që kurvin nuk doni ta harroni.
kurvi rrethoi Shqipërinë me tela. Ju nga dashuria për kurvin, rrethimin nga Gollobërda, Lini, Bilishti, Gramozi, e keni afruar te shtëpia që e rrethoni me mure të larta, e mbyllni me brava të sofistikuara, e ruani me kamera vëzhgimi.
Ndonjë klysh kurvi mund të thotë se gjithë kjo dashuri e shqiptarëve për kurvin nuk është e vërtetë.
Atij klyshi kurvi unë i tregoj statistikën që nuk gënjen. Brezat e rinj, ose nuk e dinë aspak kush kanë qënë heronjtë e vërtetë të Shqipërisë moderne, Diversantat që i sillte NATO, ose e dinë se kanë qënë kriminelë të armatosur deri në dhmbë tradhëtarë të shitur te imperializmi amerikan. Ama dinë fijepërpe çbëri e çnuk bëri kurvi, kujt ja futi e kujt ja qiti Mehmeti, cilit ja hodhi e kujt ja përdrodhi Kadriu.
Ju nuk doni veten e gjallë. Ju doni kurvin e ngordhur. Sepse vetëm nostalgjia për kurvin e kthen Shqipërinë në shkretëtirë, vetëm fantazma e kurvit ju skllavëron si doni, pa Drejtësi, pa reforma, pa elitë aristokratike të shkolluar serioze autoritare të ndershme, pa kulturë, pa Art, pa histori, pa gjë prej gjëje.

Shkruar Nga
More from revista mapo

“Ariu” rus në Ballkan sjell në Tiranë drejtorin e CIA-s

Vizita e beftë e drejtorit të CIA-s John Brennan në Tiranë dhe...
Read More