Donald Trump pezullon të gjithë ambasadorët e SHBA-s

nbc-fires-donald-trump-after-he-calls-mexicans-rapists-and-drug-runners

Ekipi i tranzicionit të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së Donald Trump, ka publikuar një dokument ku u kërkon ambasadorëve të emëruar politikisht nga Presidenti Barack Obama të lënë postet e tyre deri ditën e inaugurimit,

Njoftimi zyrtar erdhi të premten nga ambasadori amerikan në Zelandën e Re dhe u raportua fillimisht nga “The Nju Jork Times”.

“Unë do të jap dorëheqjen në 20 janar”, ka thënë ambasadori Mark Gilbert në një mesazh në Twitter për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Urdhri është lëshuar “pa përjashtim” përmes një urdhri dërguar Departamentit të Shtetit më 23 dhjetor, tha Gilbert.

Ai është konfirmuar më pas nga një raport i “The Nju Jork Times”, e cila citon burime diplomatike, se administrata e mëparshme amerikane, nga të dyja partitë e mëdha politike, u ka dhënë hapësirë disa ambasadorëve, veçanërisht ata që kanë fëmijë në shkollë, të qëndrojnë në vend për javë apo muaj.

Zyrtarët nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe ekipi i tranzicionit të Donald Trump thanë se nuk kishin komente për momentin.

Urdhri kërcënon të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, në vendet e kritike si Gjermania, Kanadaja dhe Britania,të largohet nga pa u konfirmuar nga Senati, raportoi “Nju Jork Times”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Xhensila nuse e zonja, ja darka që përgatiti mbrëmë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është emër shumë i pëlqyer për publikun. [ngg_images source="galleries"...
Read More