‘Do mundni Ramën’: Balla ironizon thirrjet e PD për protestën studentore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar thirrjen e homologut të tij nga PD, Edmond Spaho, i cili iu bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së studentëve më 7 janar.

Për Ballën kjo thirrje përkthehet që të gjithë studentët t’i bashkohen PD-së për të mundur Ramën.

“Kjo përkthehet të gjithë studentët duhet t’i bashkohen PD për të mundur Ramën! E paska nisur vitin me goxha ëndërr Profesori😂 Gëzuar Koleg dhe kur të zgjohesh bashkë me Lulin shihemi në Kuvend🤝”, shkruan Balla.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për të përkrahur protestat studentore.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Kthehen barakat e kampit të Tepelenës, tmerri në Muze

Autoriteti i Dosjeve publikon projektin e kujtesës me ndërtimin e Memorialit Kombëtar...
Read More