Djali në kërkim për vrasje,Vjollca Arapi:Policia po na merr në qafë

 

Vjollca Arapi, nëna e Dervis Arapit, të shpallur në kërkim si i dyshuar se mund të ketë vrarë Jurgen Kurtin thotë se Policia po i merr në qafë djalin. Ajo mohon se i biri të ketë qënë në Shqipëri kohët e fundit.

“Drejtësia të bëjë punën e saj, por djali im nuk ka gisht në vrasjen e Jurgen Kurtit. Djali im ka qenë për herë të fundit me 5 janar në Shqipëri. Kam komunikuar përditë me të në telefon. i bëj thirrje policisë të mos na marrë nëpër këmbë se po na shkatërrojnë. Po ma marrin në qafë djalin. Ju lutem po ju bëj thirrje, më ndihmoni. Sot u njoftova se policia ka nxjerrë një njoftim.

Nuk kemi lidhej fare dhe i bëj thrirje ministrisë së drejtësisë dhe Sandër Lleshit që ti vijë turp. Djali im nuk ka vrarë asnjeri. Nuk jemi vrasës. Sandër Lleshajt i bëj apel, nuk jam unë vrasja e Jurgen Kurtit. Atë e vrau zoti. Policia dyshon se vrasja e fundit ka qënë e bashkëshortit tim.  Shteti le ta gjëjë autorin, por nuk jam unë. Turp ti vijë shtetit. Unë komunikon përditë me djalin tim. Nuk kemi bërë asgjë. Djali ka qënë mbrëmë shumë i sëmurë. Policia e Shtetit po gabon rëndë dhe po na shkatërron jetën”, tha Vjollca Arapi.

Jurgen Kurti u vra mbrëmjen e kësaj të hënë me disa plumba në hyrje të pallatit ku jetonte.

Policia e lidh emrin e Devis Arapait me vrasjen e Jurgen Kurtit pas ngjarjes së 2 viteve më parë në Durrës ku Agim Arapi, babai i të shpallurit në kërkim mbeti i vdekur nga goditja me sende të forta prej 3 personave, Jurgen Kurti, Kujtim dhe Konstandin Ekonomi.

Për këtë ngjarje policia akuzoi Kujtim Ikonomin, xhaxhain e të fejuarës së Kurtit, i cili po vuan dënimin 5 vjet burg për “vrasje nga pakujdesia”. Vjollca Arapi pas ngjarjes akuzoi dhe Jurgen Kurtin dhe Konstandin Ikonomin si bashkëpunëtor në vrasjen e bashkëshortit të saj.

Jurgen Kurti një vit para kësaj ngjarje, në 2016-n u përfshi dhe në vrasjen e babait të tij, Artur Kurti, vrasje të cilën e mori përsipër daja e tij.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Arrestohet vëllai i Arben Isarajt, qëlloi me armë zjarri në ajër

  Policia e Tiranës ka arrestuar vëllain e Arben Isarajt, Altin Isaraj....
Read More