Diktatori me makinë, truprojat me vrap!

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka nisur vizitën e tij në Korenë e Jugut dhe që në ditën e parë ka habitur me zakonet e tij.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon se si, pas takimit të parë me Presidentin koreano-jugor, Moon Jae-in, lideri i Veriut u largua me makinë, ndërsa 12 truprojat e shoqëruan me… vrap!!!

Kim Jong-un u bë lideri i parë i Koresë së Veriut që shkel në Korenë e Jugut, duke kaluar vijën ushtarake që ka ndarë gadishullin që prej fundit të Luftës Koreane, në vitin 1953.

Në një moment plot simbolikë, lideri koreano-jugor Moon Jae-in dhe Kim shtrënguan duart në kufi, në të dyja anët e tij për të qenë të saktë, pasi Kim e ftoi Presidentin e Koresë së Jugut që për pak çaste të kalonte kufirin drejt Veriut.

Ndryshimi i situatës është kolosal, pasi vetëm pak muaj më parë diskutimi mes vendeve ishte luftarak, ndërsa tani ata mund të diskutojnë paqen dhe armët bërthamore.

Pjesa më e medhe e temave të samitit janë dakorduar mes palëve, megjithëse shumë ekspertë janë skeptikë për entuziazmin e Veriut për një marrëveshje.

Pas ceremonive zyrtare, dy liderët hynë në Shtëpinë e Paqes në Panmunjom, një ndërtesë ushtarake në zonën e çmilitarizuar në kufi, ku Kim firmosi Librin e Miqve.

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Air Albania”, MDN Investment shet 77 për qind të aksioneve, kush janë blerësit

Në 16 qershor të këtij viti qeveria përcaktoi procedurat për krijimin e...
Read More