DETAJET/ Portofol me mijëra euro dhe një pistoletë, çfarë gjeti policia në “Audin” e Ervin Dalipajt

vrasja2

Një ditë pas ekzekutimit të ish-shefit të Krimeve të Tiranës Ervin Dalipaj dhe mikut të tij Juxhin Dautaj në autostradën Durrës-Tiranë, të tjera detaje dalin nga hetimet.

Dy viktimave iu janë gjetur një shumë e madhe të hollash por edhe armë zjarri në automjet.

Burime bënë të ditur se ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Dalipajt i janë gjetur 5000 euro në portofol dhe një pistoletë në brez, ndërsa 27-vjeçarit Juxhin Dautaj i janë gjetur 2000 euro në portofol.

Nuk dihet nëse ish-shefi i krimeve të Tiranës e ka përdorur apo jo armën por sulmi ka qenë i menjëhershëm me kallashnikov dhe me plumba tejshpues. 25 plumba i janë gjetur në plumb Dautajt, i cili ishte në timon në makinën “Audi”, ndërsa pasagjer ishte Dalipaj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Anna pak më ndryshe, më provokuese për Vit të Ri!

Ish Miss Peja, Anna Mehmetaj, është pak më ndryshe me stil, elegancë,...
Read More