Dëshmia e Mekollit: E vrava gruan nga xhelozia

Bashkim Mekolli ka pranuar para hetuesve se e ka vrarë gruan e tij, Demirke Mekolli, nga xhelozia. “Sherri nisi që në darkë – tha ai, – dhe nuk po duroja më.”

Për krimin ka dëshmuar babai i autorit. I moshuari ka treguar se djali i tij kishte kohë që kurohej nga depresioni, ndërsa ishin në gjendje të rëndë ekonomike.

Dëshmia e babait të Bashkim Mekollit:

“Djali ka qenë prej kohësh i kuruar me depresion. Krimin e ka kryer kur ka qenë jashtë kontrollit. Kishin kushte të vështira. I kam marrë në banesë sepse jetonin në kasolle.

Sapo kam dalë nga shtëpia më ka lajmëruar nusja e nipit për vrasjen. Kur kam shkuar e kam gjetur nusen të pajetë, të masakruar, të mbuluar me gjak, ndërsa djali me thikë në dorë vinte vërdallë nëpër oborr”.

Shkruar Nga
More from Revista User

U zunë pritë të rinjve dhe i sulmuan me thikë, në pranga 2 vëllezërit

Dy vëllezër janë arrestuar si autorë të pritës së ndodhur mbrëmjen e...
Read More