Dëshironi të studioni në Amerikë! Ja si të aplikoni dhe dokumentet që iu duhen

ambasada-shba

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranon aplikime për Programin Hubert H. Humphrey për vitin akademik 2018 – 2019.

Programi “Hubert H. Humphrey” ofron një mundësi studimi dhe përvoje pranë një universiteti amerikan, një institucioni, agjencie ose OJF-je në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky program u jep mundësinë personave që janë në mes të karrierës së tyre profesionale dhe me potencial udhëheqës të shkojnë në Shtetet e Bashkuara për një vit në nivelit pasuniversitar.

“Duke iu ofruar udhëheqësve të ardhshëm dhe hartuesve të politikave një përvojë në shoqërinë dhe kulturën amerikane, si edhe fushat profesionale, programi siguron një bazë të qëndrueshme për lidhjet e frytshme mes amerikanëve dhe homologëve të tyre profesionistë jashtë shtetit. Kandidatët emërohen në bazë të potencialit për udhëheqje dhe përkushtim në shërbim publik”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Fushat e Programit

Fushat e programit për studime janë:

Bujqësi dhe zhvillim rural

Komunikim/Gazetari

Abuzimi me lëndët narkotike në arsim, parandalimi dhe trajtimi

Zhvillimi ekonomik/Financë, Bankë

Administrata arsimore, planifikimi dhe politikat

Administrata e Arsimit Universitar

HIV/AIDS, Politikat dhe Parandalimi

Menaxhim i burimeve njerëzore

Ligj dhe të drejtat njerëzore

Menaxhim i burimeve natyrore/Politikat mjedisore/Ndryshimet klimaterike

Analizat e politikave publike dhe administrimi publik

Mësimi i gjuhës angleze si një gjuhë e huaj

Trajnimi në mësimdhënie dhe zhvillimi i kurrikulave

Politikat dhe menaxhimi teknologjik

Trafikimi njerëzor, politikat dhe parandalimi

Planifikimi urban dhe rajonal

Kohëzgjatja e grantit: Programi Humphrey zgjat 10 muaj!

Kriteret e përzgjedhjes:

Kombësi shqiptare

Punësim i përhershëm në Shqipëri

Minimalisht 5 vite eksperiencë pune me kohë të plotë në fushën përkatëse

Diplomë universitare me të paktën 4 vite të plota studimi (ose 3+1, 3+2 sipas procesit te Bolonjës)

Interes i dukshëm në aspektet e politikave të fushave të specializimit sesa ato të hulumtimit

Nivel i përshtatshëm i njohurive të gjuhës angleze (580 ose më shumë pikë në TOEFL) – dhënia e provimit të TOEFL-it nuk është detyrim në momentin e aplikimit

Limiti i moshës: 50 vjeç

Personat që janë aktualisht të regjistruar në programet e studimit ne Shtetet e Bashkuara, të punësuar, të martuar me shtetas amerikanë, ose që kanë aplikuar për të emigruar, kanë kërkuar azil në shtet tjetër nuk janë të ligjshëm për të aplikuar.

Dispozitat Financiare

Programi Humphrey garanton shkollimin dhe shpenzimet universitare, pagesë mujore për jetesë, pagesë për libra dhe mjete shkollore, kompjuter, udhëtim vajtje-ardhje në institucionin pritës (dhe program të gjuhës angleze kur është e nevojshme për kandidatin) dhe udhëtim në Washington D.C. për seminare të veçanta. Fonde shtesë janë te disponueshme për aktivitete profesionale si udhëtime profesionale ose pjesëmarrje në konferenca. Bursa Humphrey nuk rinovohet. Kandidatët duhet të kenë te vlefshme fonde të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet për incidente që nuk përfshihen në bursë.

Procedura e aplikimit

Aplikimet për Humphrey duhet të plotësohen në mënyrë elektronike në faqen online, këtu.

Aplikimet duhet të dërgohen përpara datës 15 Qershor 2017.

Një aplikim i plotë përfshin:

Formën e aplikimit

Kopje të përkthyer dhe noterizuar të diplomës universitare dhe listë notash nga të gjithë institucionet e kryera

Dy letra reference

CV e detajuar

Letër nga punëdhënësi që konfirmon punësimin

Kopje e pasaportës

Kopje të certifikatave nga kurse të kryera më parë (të vlefshme për fushën e studimit)

Pasi të plotësoni aplikimin online ju duhet ta printoni dhe ta postoni bashkë me dokumentet e tjera plotësuese në adresën e mëposhtme jo më vonë se data 15 Qershor 2017:

Humphrey Program

Public Affairs Office

U.S. Embassy

Rruga Elbasanit, Nr. 103

Tirana

“Për informacion të mëtejshëm kontaktoni: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada Amerikane, Tiranë Tel: 04 224-7285, e-mail: [email protected] ose vizitoni faqen tonë në Facebook. Kujdes: Aplikimet që do të dorëzohen ose postohen pas datës 15 Qershor 2017, apo të dërgohen si dokument Google ose We tranfer nuk do të merren në konsideratë!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Shkruar Nga
More from Revista User

S’kam vullnet të dua ata që s’më duan dhe t’u buzëqesh atyre që s’u qesh buza kurrë

Unë s’kam më durim për ca gjëra, jo sepse jam bërë arrogante,...
Read More