Dënohet me 9 vjet e 4 muaj burg italiani që vrau shqiptarin në 2013

Gjykata e Breshës ka dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg me akuzën e vrasjes së qëllimshme italianin Mirko Frazzoni 33 vjeç, i i cili më 14 dhjetor 2013 qëlloi me armë zjarri për vdekje shqiptarin Eduard Ndoj 26 vjeç, i cili kishte grabitur banesën e vëllait të tij.

Ngjarja ka ndodhur 4 vite më parë në komunën Serle në provincën e Breshës. Sipas rindërtimit të fakteve nga ana e prokurorisë italiane është zbardhur se Mirko Frazzoni pasi është informuar nga vëllai i tij se dy persona i kishin grabitur banesën, me pushkë gjahu me një leje të rregullt mbajtje, është vënë në ndjekje të tyre.

Pas dy orësh kërkimi ka mundur të identifikojë Eduard Ndoj në një rrugë pa krye ku dhe e ka qëlluar për vdekje.

Ndërsa sipas rrëfimit të italianit mes tyre fillimisht kishte nisur një dy luftim fizik dhe se arma ishte shkrehur pa dashje ndaj shqiptarit.

Pas 9 orësh këshillim, trupi gjykues i Breshës ka marrë vendimin duke akuzuar italianin Mirko Frazzani për vrasje të qëllimshme me dënimin 9 vjet e 4 muaj heqje lirie.

“Në Itali, është shprehur trupi gjykues është e ndaluar të grabisësh por dhe të vrasësh. Nëse do të ishte lajmëruar policia sot do të ishim mbledhur për një proces grabitje e jo për vrasje të qëllimshme.”

Gjithashtu Gjykata e Breshës ka marrë vendimin se Mirko Frazzoni duhet të dëmshpërblejë me 150 mijë euro familjarët e shqiptarit Eduard Ndoj, prindërit e vëllain e tij.

Ndaj italianit Mirko Frazzoni, Prokuroria e Breshës kishte kërkuar fillimisht 16 vite burg.

Pas vendimit të marrë nga Gjykata e Breshës, familjarët e shqiptarit Eduard Ndoj janë shprehur të pakënaqur, duke pretenduar gjykimin me 20 vite burg për vrasjen e djalit të tyre.

Gjithashtu ata kishin kërkuar 3.7 milionë euro dëmshpërblim, gjë që mund ta pretendojnë ende duke iu drejtuar Gjykatës Civile.

Një ditë më parë për një rast të ngjashëm, një gjykatë tjetër italiane ka shpallur të pafajshëm italianin Francesco Sicignano për vrasjen e shqiptarit Gjergj Gjoni.

Në këtë ngjarje grabitësi shqiptar ishte qëlluar brenda mureve të banesës së tij dhe vrasja është motivuar si një vetëmbrojte e ligjshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Arian Çani flet për Viola Spiron: Ata që përgojojnë…

Arrestimi i një trafikanti shqiptar të drogës, i cili thuhet se është...
Read More